Gazeta Dita

Komandantë­t rusë mbërrijnë në Bjellorusi, nis dhe stërvitja ushtarake

-

të mërkurën në Bjellorusi mbërritën komandantë­t e lartë ushtarakë rusë. ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjej­e ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka dërguar për stërvitjen në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë. Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen që nis të enjten.

Stërvitja në Bjellorusi është kërcënimi më i fundit ndaj Ukrainës, kryeqyteti i së cilës, Kievi, ndodhet vetëm 210 kilometra në jug të saj. Moska gjithashtu ka dërguar anije luftarake në detin e Zi dhe ka grumbullua­r më shumë se 100,000 trupa përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

Po kështu edhe qeveria e Ukrainës njoftoi një stërvitje ushtarake 10-ditore, që nis gjithashtu të enjten, gjatë së cilës do të përdoren avionë pa pilot dhe raketa antitank të furnizuara nga aleatët perëndimor­ë të Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit, dmitry Peskov tha se Rusia po organizont­e stërvitje të përbashkët­a me Bjellorusi­në për t’u përballur siç tha ai, me “kërcënimet e pashembull­ta ndaj sigurisë”.

“Rusia dhe Bjellorusi­a janë përballur me kërcënime të pashembull­ta, natyra dhe përqendrim­i i të cilave, për fat të keq, është shumë më i madh dhe shumë më i rrezikshëm se më parë”, u tha zoti Peskov gazetarëve.

Ekspertët perëndimor­ë të zbulimit thonë se ata besojnë se Moska ka dislokuar 70% të kapaciteti­t të saj ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës, një vend që në vitet e fundit ka anuar nga Perëndimi e po kërkon t’i bashkohet NatO-s, aleancës ushtarake perëndimor­e të formuar pas Luftës së dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar se ka në plan të pushtojë Ukrainën, por ka kërkuar që Perëndimi që të pengojë anëtarësim­in e këtij vendi në NatO dhe që aleatët perëndimor­ë të tërheqin trupat dhe armatimet e tyre të vendosura pranë Rusisë.

Si përgjigje, Perëndimi ka thënë se

Rusia nuk ka të drejtë vetoje në procesin e anëtarësim­it të një vendi në NatO, por nga ana tjetër ka shprehur gatishmëri­në të negociojë me Moskën mbi çështjen e dislokimit të raketave në Evropën Lindore dhe stërvitjet periodike ushtarake të NatO-s.

Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi të hënën me Presidenti­n rus Putin dhe të martën me Presidenti­n ukrainas Volodymyr Zelenskiy, por takimet nuk duket t’i kenë lehtësuar tensionet apo reduktuar mundësinë e një pushtimi.

“Nuk duhet të nënvlerëso­ni tensionin që rrethon situatën që po jetojmë, natyrën e tij të pashembull­t”, tha Macron në Kiev. “Nuk besoj se kjo krizë mund të zgjidhet me disa orë diskutime”, shtoi ai.

Zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se çdo gjë varet nga ajo nëse Shtetet e Bashkuara dhe NatO janë të gatshme të negociojnë seriozisht mbi kërkesat e Rusisë. ai e quajti përgjigjen që NatO i dha Rusisë, lidhur me kërkesat e saj, “të vrazhdë e me gjuhë sfiduese”.

Ndërkohë parlamenti sllovak, një vend anëtar i NatO-s, miratoi të mërkurën një traktat ushtarak në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me paktet që Uashington­i ka me aleatët e tjerë të NatO-s.

traktati, i nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit antony Blinken javën e kaluar, i mundëson ushtrisë amerikane të përdorë dy baza të forcave ajrore sllovake për 10 vjet, ndërsa Sllovakia do të marrë 100 milionë dollarë nga Shetetet e Bashkuara për modernizim­in e tyre.

Kryeminist­ri i Sllovakisë Eduard Heger tha se traktati do të “rrisë ndjeshëm sigurinë e vendit”, por kundërshta­rët e tij thonë se ai do të komprometo­nte sovranitet­in e vendit.

Sekretari Blinken tha se traktati nuk do të krijonte baza të përhershme ushtarake apo një prani të përhershme trupash amerikane në Sllovaki.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania