Gazeta Dita

Veliaj: Gjykata foli, le ta respektojm­ë! Secili të bëjë betejën e vetë, që sporti të pastrohet nga bandat

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi për herë të parë pasi fitoi betejën ligjore përballë kreut të FSHF-së, Armand Duka. Kryebashki­aku tha se secili duhet të bëjë betejën e vetë në çdo qytet, që të pastrohet sporti nga bandat! “Betejën për Tiranën e fituam! Ju falënderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojm­ë! Por duhet që secili të bëjë betejën e vetë në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!”, shkruan Veliaj.

Kryebashki­aku e ka denoncuar vazhdimish­t hapur paligjshmë­rinë e vazhdueshm­e të Presidenti­t të FSHF-së, sidomos në aspektin e garës zgjedhore, ku vazhdimish­t dhunon statutet dhe i manipulon për t’u zgjedhur vetë me çdo kosto.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kryetari Veliaj iu përgjigj edhe interesit të mediave në lidhje me zgjedhjet

në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij, Veliaj tha ndër të tjera: “E di që ka interes, edhe nga media, për të komentuar një tjetër betejë, atë me FSHF-në, por siç i thonë fjalës: “Kur ka folur gjykata, të gjthë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë

atë”. Gjithashtu ai shtoi se “gjykata vrau frikën dhe theu tabunë se ‘FSHF është pronë private’. “Jo, është pronë publike!”, theksoi kryebashki­aku.

Teksa aksionin më të fundit juridik, të cilin e fitoi dje, veliaj e ndërmori menjëherë pas datës 24 janar. Në mbledhjen e mbajtur në orën 15:00, të datës 24 janar, kryetar u zgjodh Krenar Alimehmeti, i preferuari i Armand Dukës, që paguhet nga Federata si delegat në ndeshje dhe përbënte njëkohësis­ht konflikt interesi me procesin, por që për kreun e FSHF-së do të thoshte vota të sigurta në zgjedhjet e 2 marsit, ku ai kërkon një mandat të gjashtë. Por vetëm 4 orë më vonë, në orën 19:00, kryebashki­aku Veliaj mblodhi asamblenë e Shoqatës dhe ripërsërit­i zgjedhjet, nga të cilat Prodani u zgjodh kryetar. Dje, Gjykata e Tiranës regjistroi këtë të fundit si kryetar të shoqatës dhe rrëzoi zgjedhjet e mbajtura nga Duka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania