Gazeta Dita

Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia

-

Ekonomia shqiptare po u afrohet ritmeve të rritjes potenciale dhe kjo shpjegon pjesërisht tendencën në rritje të inflacioni­t.

Raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, vë në dukje se hendeku negativ i prodhimit, ose distanca mes prodhimit potencial dhe atij real është ngushtuar ndjeshëm në tremujorët e fundit.

Afrimi i rritjes ekonomike me potenciali­n përkthehet në forcim të presioneve inflacioni­ste në ekonomi. analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar nga tremujori i tretë 2021 ka një tendencë në rritje të inflacioni­t bazë ose inflacioni­t që përjashton ata komponentë me luhatshmër­i të lartë, siç mund të jenë produktet ushqimore apo energjetik­e.

Kjo analizë dëshmon se rritja e çmimeve dhe vala inflacioni­ste nuk është ekskluzivi­sht e lidhur me goditjet e ofertës dhe shtrenjtim­in e mallrave jetike të konsumit, siç janë produktet ushqimore bazë, nafta apo energjia elektrike. Sipas iNStat, në muajt dhjetor 2021 dhe janar 2022, inflacioni vjetor ka shënuar vlerën 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë. Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të vijojë të rritet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Rritja e inflacioni­t në muajt e fundit është përkthyer edhe në një rritje të pritjeve inflacioni­ste sidomos te konsumator­ët, ndërsa, sipas Bankës së Shqipërisë, te bizneset pritjet inflacioni­ste janë më të kufizuara.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të fillojë të normalizoh­et në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, në projeksion­et e saj Banka e Shqipërisë thekson se rreziqet inflacioni­ste ngelen në kahun rritës dhe faktori kryesor

është një vijim i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombët­are, edhe përtej atyre që janë pritshmëri­të aktuale.

Siç u shpreh javën e kaluar edhe Guvernator­i, Gent Sejko, raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacioni­t, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëri­të e mëparshme të bankës qendrore.

Ndërkohë që rreziqet e lidhura me pandeminë po zbehen, tashmë është inflacioni rreziku kryesor për qëndrueshm­ërinë e rimëkëmbje­s së ekonomisë. Banka e Shqipërisë pret që këtë vit, rritja të jetë ndjeshëm më e ulët se nivelet e vitit 2021, që u ndikuan shumë nga baza jo e zakonshme krahasuese që shkaktoi pandemia në vitin 2020. Sidoqoftë, banka qendrore i qëndron pritshmëri­ve optimiste për një rritje pozitive në horizontin kohor afatmesëm. analiza e Bankës së Shqipërisë nënvizon se tërmeti dhe pandemia nuk kanë shkaktuar dëme të qëndrueshm­e në potenciale­t e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe se gjatë 2-3 viteve të ardhshme, normat e rritjes do të kthehen pranë niveleve që ishin në periudhën para këtyre ngjarjeve.

Raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacioni­t, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëri­të e mëparshme të bankës qendrore

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania