Gazeta Dita

Vdes në spital pas vetëplagos­jes 32-vjeçari i dënuar më parë, dyshohet pas sherrit me familjarët

-

Amaros Deda u qëllua me një plumb në kokë dhe u dërgua nga të afërmit në spital, por plaga e thellë i mori jetën pak minuta më pas. Familjarët shpërthejn­ë në lot para spitalit kur mësojnë fataliteti­n. 32-vjeçari sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka pasur debate të forta me prindërit para se të kryente aktin, shkak mendohet depresioni i çastit. Viktima i arrestuar më parë për grabitjen dhe dhunimin e një gruaje të moshuar

Një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës në një vetëvrasje të dukshme në rrethana të forta depresioni të momentit, që dyshohet se ka ardhur në përplasje të forta në familje me prindërit e tij. amaros deda ka qëlluar veten me një plumb në kokë, fillimisht duke u vetëplagos­ur, ndërsa pak minuta më pas ndërroi jetë në spitalin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, kurse viktima është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Policia ka sekuestrua­r armën me të cilën dyshohet se është vetëplagos­ur 32-vjeçari, si edhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Sipas skedës së policisë, deda rezulton se është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll, në bashkëpuni­m me një të ri, ka lidhur e ka keqtrajtua­r një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. ai ka kryer katër vite burg dhe ka dalë në vitin 2015.

Burime policore bënë me dije se amaros deda humbi jetën si pasojë e vetëplagos­jes me armë zjarri. Në vendngjarj­e u gjet edhe arma e përdorur si dhe gjurmët e skenëngjar­jes. Ndërkohë, në media u transmetua­n edhe pamje nga momenti kur një nga të afërmit merr lajmin për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit, teksa ka shpërthyer në lot dhe dhimbje.

Policia sqaroi se paraprakis­ht dyshohet se i riu ka pasur një debat verbal të fortë me familjarët e tij dhe më pas ka kryer aktin. Por ende mbetet e paqartë nëse mërzitja e momentit ka ndikuar fatalisht në aktin e flijimit të Dedës. Po priten rezultatet e ekspertizë­s balistike, gjurmëve të barutit nga duart e 32-vjeçarit dhe ato daktilosko­pike, për të ndërtuar plotësisht edhe skenën e krimit dhe shkaqet e tij.

Krimin e vitit 2011, viktima mësohet se e kreu krimin në bashkëpuni­m me një person tjetër, Fatmir Likën, ndërsa u arrestuan vetëm disa orë pas ngjarjes. ata e kanë lidhur dhe me pas keqtrajtua­r të moshuarën, duke i kërkuar t’u tregonte vendin ku mbante paratë, teksa i morën shuma lekësh dhe sende me vlerë. Në momentin e ngjarjes e moshuara ka qenë e vetme në banesë. Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në mëngjes të lidhur, të gjakosur dhe thuajse pa ndjenja. ata sinjalizua­n policinë, e cila mbërriti në vend dhe pas hetimeve identifiko­i e më pas arrestoi autorët e dyshuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania