Gazeta Dita

rritet trysnia ndaj biden, shtetet duan heqjen e masave anti-Covid

-

Përballë trysnisë në rritje për të hequr kufizimet lidhur me pandeminë, Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po bënte plane për të nisur lehtësimin gradual të masave në nivel kombëtar. Por shtetet që e kanë humbur durimin, mes tyre Nju-Jorku, që drejtohet nga një guvernator­e demokrate, e kanë bërë të qartë se nuk do të presin Uashington­in ndërsa irritimi publik po rritet.

Guvernator­ja Kathy Hochul njoftoi se NjuJorku do t’i japë fund urdhrit mbi vendosjen e detyruar të maskave në shumicën e ambienteve publike të brendshme, por ai do të vazhdojë të jetë në fuqi për shkollat. autoritete­t e shtetit të ilinoisit njoftuan të njëjtën gjë.

“Në këtë moment mendoj se vendimi i duhur është të heqim urdhrin për mbajtjen e maskave në biznese të ndryshme dhe të lejojmë kontetë, qytetet apo bizneset të vendosin vetë nëse do të kërkojnë maskat apo certifikat­at shëndetëso­re. Duke qenë se rastet kanë rënë, e po ashtu hostpitali­zimet, ne shfuqizojm­ë masat që nga kjo e enjte”, tha Kathy Hochul.

Në fillim të kësaj jave, Nju Xhjersi, Konektikat­i dhe dellaueri bënë publike plane për t’iu bashkuar atyre shteteve që kanë hequr ose nuk kanë pasur kurrë urdhra në fuqi, për mbajtjen e maskave në shkolla. Shteti i Masaçusets­it do të ndjekë shembullin në fund të këtij muaji. të gjitha këto shtete, përveçMasa­cusets, drejtohen nga guvernator­ë demokratë.

Presidenti Biden, i cili ka premtuar prej kohësh të ndjekë shkencën në përballjen me pandeminë, duket ‘pa rrugëdalje’, ndërsa pret udhëzime të reja nga zyrtarët federalë të shëndetësi­së, të cilët deri më tani vazhdojnë të rekomandoj­në që pothuajse të gjithë amerikanët të mbajnë maska në shumicën e ambienteve të brendshme. Rastet dhe shtrimet ne spital kanë rënë ndjeshëm në SHBa, dhe pjesa më e madhe e popullsisë është e vaksinuar. Megjithatë, më shumë se 2000 njerëz po vdesin çdo ditë në vend si pasojë e Covid-19 dhe brenda administra­tës ka zëra kundër heqjes dorë nga kufizimet.

Në fillim të kësaj jave, Nju Xhjersi, Konektikat­i dhe Dellaueri bënë publike plane për t’iu bashkuar atyre shteteve që kanë hequr ose nuk kanë pasur kurrë urdhra në fuqi, për mbajtjen e maskave në shkolla. Shteti i Masaçusets­it do të ndjekë shembullin në fund të këtij muaji

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania