Gazeta Dita

Nga pronat, tek bizneset dhe noterët, Meta dekreton tre ligje të qeverisë

-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligje nga qeveria e kryeminist­rit Edi Rama. Sot, kreu i shtetit ka kaluar ligjin për regjistrin e pronarëve përfitues; atë të biznesit dhe për noterinë.

Sipas Metës, ligjet e kaluara në Kuvend janë në zbatimin e rekomandim­eve të FATF-së (Financial Action Task Force) dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve që regjistroj­në të dhënat e pronarëve përfitues.

Njoftim i Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme: -Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”; Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrim­in e biznesit”, të ndryshuar”; Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””. Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandim­eve të FatF-së dhe MONEYVaL-it,

të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistroj­në të dhënat e pronarëve të tyre përfitues. Forcimi i standardev­e, në përputhje me standardet ndërkombët­are, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullati­ve dhe operaciona­le për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmi­t duhet të jenë prioritet për vendin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania