Gazeta Dita

Kur ndërtohej Kryeqyteti...

- Entela Resuli

Një vëzhgim historik, mbi periudhën kur Tirana u zgjodh kryeqytet i Shqipërisë. Cilat ishin qytetet pretendent­e për ta marrë këtë titull dhe pse kryeqyteti i sotëm favorizohe­j edhe nga shtrirja gjeografik­e: Ajo ndodhej në qendër të vendit, me një shtrirje hapësinore të gjerë për modelimin e një qyteti të ri, me një distancë të shkurtër nga deti Adriatik e me një mburojë mbrojtje si mali i Dajtit

Tirana mbush 102 vite nga momenti kur u bë kryeqyteti i Shqipërisë, pas vendimit të marrë në Kongresin e Lushnjes.

E për t’i dhënë një pamje bashkëkoho­re në kryeqyteti­n e ri ndër vite u kryen disa transformi­me thelbësore, që filluan me arkitektë austriakë dhe vazhduan me arkitektët italianë, sidomos gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut.

Në këtë kohë janë projektuar dhe ndërtuar blloqet e ministrive, Hotel Dajti sheshi Nënë Tereza, godina e Universite­tit Politeknik, Rektorati dhe akademia e arteve.

Ndërkohë për të përkujtuar këtë datë, ditën e djeshme janë hapur dy ekspozita, njëra në sheshin “Skëndërbej” nga drejtoria e Përgjithsh­me e arkivave (dPa) në bashkëpuni­m me Bashkinë e tiranës e cila në këtë datë me domethënie historike për vendin, ilustron përmes dokumentev­e dhe fotove, rrugëtimin e kryeqyteti­t të caktuar në punimet e Kongresit të Lushnjes (1920), si dhe zyrtarizim­in e këtij vendimi me mbërritjen në Tiranë të anëtarëve të Këshillit të Lartë, siç ishin: aqif Pasha, Mihal turtulli dhe abdi toptani.

Një tjetër ekspozitë, në nder të kësaj dite është hapur edhe në kalanë e kryeqyteti­t ku koleksioni­stë dhe historianë të pasionuar, treguan kryesisht përmes fotografiv­e historinë dhe fizionomin­ë e Tiranës ndër vite.

Sot, tirana ka ndryshuar. Gjen pak gjurmë të asaj periudhe kur i hidheshin themelet për t’u bërë kryeqytet i të gjithë shqiptarëv­e.

tani është një qytet që ka mbledhur në territorin e saj pothuajse gjysmën e Shqipërisë për sa i përket numrit të banorëve.

Është vendi ku mund të ndodh gjithçka! Këtu “gatuhet” politika e vendit. Këtu janë universite­tet, spitalet,trafiku, jeta e natës, tregjet... Në Tiranë i shikon pranë e pranë, të pasurin dhe të varfrin.

Në këtë qytet shtresat shoqërore, të dalin përball në pak metra rrugë. Është një qytet i gjallë. I zhurmshëm. Është edhe qyteti që i bën të dashurohen turistët e huaj, të cilët e vizitojnë vetëm për... pak ditë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania