Gazeta Dita

Policia: Janë kryer 22 operacione me 126 të prangosur, 16 prej tyre për kultivim dhe trafik droge

-

Policia e Shtetit bëri dje bilancin e javës që u mbyll, me ngjarjet e ndodhura, veprat penale dhe të ndaluarit. 126 persona janë arrestuar në 22 operacione të ndryshme. Sipas bilancit të bërë nga vetë uniformat blu, 27 kanë qenë të arrestuar nga personat e shpallur në kërkim, 5 prej të cilëve në kërkim ndërkombët­ar. “Në total janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona, nga këta 126 janë arrestuar, 288 janë proceduar dhe 23 janë shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndër personat e kërkuar, 22 janë në kërkim kombëtar dhe njëri prej tyre me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje të dyfishtë dhe 5 në kërkim ndërkombët­ar. “Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Farka”, “Programues­i”, “Suplier 2”, “Çelësi”, “Dealer”, “Last game”, “Thread”, “Pinet”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Përgatitja”, “Ixellesi”, “Miloti”, “Lalm i Ri”, “Last ëinter”, “Qerreti”, “Call me”, “Gaminator”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Poker” dhe “Horizonti”.

Janë goditur 11 raste të armëmbajtj­es pa leje, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë sekuestrua­r 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 8 armë të ftohta, dy laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, njësi kompjuteri­ke, tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi për lojëra fati, një sasi kokaine, kanabis, 3.5 tonë kafe, shuma parash e sende të tjera të kundërligj­shme”, sqarohet në njoftim. Gjithashtu janë evidentuar 49 raste të krimeve mjedisore, me 5 persona të arrestuar, 43 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim. 46 raste të zbuluara në fushën e narkotikëv­e, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim. Njoftohet se janë evidentuar edhe 29 raste të dhunës në familje, me 13 persona të arrestuar, 14 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim; 30 raste në fushën e krimit ekonomik, me 7 persona të arrestuar, 28 të proceduar dhe 1 në kërkim. Katër raste sulmi ndaj policëve, me një të ndaluar dhe 5 të proceduar dhe 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku mes të ndaluarve janë edhe 2 punonjës të OSHEE-së. Policia Rrugore ka pezulluar 485 leje drejtimi, nga të cilat; 311 për shpejtësi tej normave të lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar edhe 68 drejtues mjetesh e vendosur 14946 masa administra­tive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania