Gazeta Dita

Greva dhe letrat me ankesa, zbuluan “haremin dhe kartelin” e Burgjeve

-

Zbardhen detaje nga hetimi i nisur që nga viti 2020, prej Prokuroris­ë së Elbasanit, për skandalin në burgjet shqiptare, përfshirë edhe zyrtarë. Çfarë ndodhte në Peqin, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, si paguheshin shuma të majme për marrëdhëni­e seksuale, bixhoz, sende të paligjshme dhe trafik droge nëpër qeli. Greva e imamëve dhe një letër me ankesa për “shërbimet speciale” që merrnin disa të dënuar, të favorizuar nga shefat e burgjeve, çuan në zbërthimin e organizatë­s

Nëse nuk do të ishin tre episode të veçanta, në kohë të ndryshme, që treguan gjurmët e para të asaj që po ndodhte në burgjet shqiptare, skandali mbase nuk do ishte zbuluar ‘deri në rrënjë’ dhe në këto përmasa. Një javë pas operacioni­t “trinomi” nga Prokuroria dhe Policia e Elbasanit, me 27 të ndaluar apo riarrestua­r në burgje, mes tyre edhe zyrtarë, zbulohen detaje të reja. Greva e urisë, e nisur nga imamët e dënuar për terrorizëm dhe letra e kërkesave shkruar me kompjuter, ishin ato që zbuluan se policët e burgjeve bashkëpuno­nin me të dënuarit në disa burgje për futje droge, telefonash e vënie bastesh. Këto pjesë plotësuan ‘pazëllin’ e “haremit dhe kartelit të narkotrafi­kut” në burgjet shqiptare.

Hetimet nisën në vitin 2020, kur fillimisht nga greva e urisë e Genci Ballës u dorëzuan kërkesat e grevistëve, të cilat ishin të shkruara në kompjuter. Kujtojmë se Genci Balla është dënuar me 17 vite burg, si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Kjo krijoi dyshime dhe menjëherë nisën hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. disa nga personat e proceduar në këtë operacion pritet të futet edhe në regjimin e posaçëm “41 Bis”. Emrat e tyre dhe dosjet po shqyrtohen nga SPaK dhe Ministria e drejtësisë. Mes ViP-ave të botës së krimit që u zbuluan si të implikuar apo që drejtonin paligjshmë­ritë kundrejt pagesave në burgje, ishin edhe aleksandër Llanaj, i dënuar për “Masakrën e Çoles” në Vlorë, më 2015, Gazmir Braka, ose “Gaxhai”, i dënuar për ngjarjet e vitit 1997 dhe arben Grori.

Greva e urisë dhe letra e shkruar me kompjuter

Më datë 7 shtator 2020 kishte nisur greva e urisë nga Genci Balla dhe më pas atij i është bashkuar dhe i dënuari tjetër i regjimit të posaçëm, arbjon aliko. Balla përshkruhe­t nga autoritett­e si një person me reputacion dhe influencë te të dënuarit e tjerë dhe nëpërmjet ndikimit të tij që prej datës 11 shtator 2020, deri me datë 14 shtator

2020, kishin refuzuar ushqimin në Burgun e Peqinit dhe disa të dënuar të tjerë dhe konkretish­t; Verdi Morava, Fadil Myslimani, Bujar Hysa, Zeqir Ymeri, Valmir Hoxha dhe Edmond Balla. drejtoria e Shqërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është administru­ar dhe një kërkesë e paraqitur brenda në regjim nga i dënuari Elason Merdani, kërkesë të cilën ai e ka dorëzuar në mënyrë demonstrat­ive drejtorit të burgut, e cila ishte një format a4, në të cilën ishin të shkruara disa kërkesa të shkruara me kompjuter, e cila në përfundim shënon “me respekt të dënuarit e Burgut te Peqinit”. Në kushtet kur asnjë nga këta të dënuarit apo dhe vetë i dënuari Elason Merdani nuk ka pasur takime as me familjaret apo me avokatin e tij, lind dyshimi që këtë kërkesë, e cila është e shkruar në kompjuter dhe e printuar, të ishte futur nga stafi i Burgut të Peqinit.

Ankesat e të dënuarve ishin si më poshtë:

“Mbipopulli­mi i iEVP-Peqin me të dënuar të sigurisë së lartë dhe me burgim të përjetshëm; masat

shtrëngues­e të marra nga ana e dPB duke mos u shoqëruar me përmirësim­in e kushteve të rehabiliti­mit të të dënuarve; kalimi në regjim të posaçëm të dënuarve/paraburgos­urve, kur kapet një shok i dhomës me sende të ndaluara; një grup të dënuarish me burgim të përjetshëm kanë kryer mbi 23 vite fizike burgim dhe kërkojnë të përfitojnë nga hapësira ligjore për t’u liruar me kusht, duke marrë shkas nga disa precedentë, ku të dënuar me vepra të rënda dhe pa kryer vitet janë liruar nga Gjykata. Kur të dënuarit kërkojnë ulje dënimi, liri me kusht apo ndonjë kërkesë tjetër duke i’u drejtuar Gjykatave shqiptare dhe iEVP është e detyruar të dërgojë vlerësim sjellje për të dënuarin, në pikën ku në vlerësim thuhet nëse i dënuari është shprehur për veprën penale të kryer, iEVP shkon me qëndrim refuzim (rrëzim) kërkese nëse i dënuari nuk e pranon veprën penale. Koha e gjatë pa takuar familjarët, ku një pjesë e ka kuptuar se ndalesa është bërë për shkak të masave anti Covid-19, por të tjerët kërkojnë takim edhe nëpërmjet xhamit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania