Gazeta Dita

Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në komisionin për reformën zg jedhore

-

Partia Socialiste do të ketë nga 8 anëtarë në komisionin për reformën zgjedhore dhe në atë për reformën administra­tive-territoria­le, përbërja e të cilëve pritet të votohet të enjten

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi për mediat se bashkëkrye­tar për reformën zgjedhore nga PS do të jetë Damian Gjiknuri.

Të dy komisionet do te jenë bipartizan­e, me bashkëkrye­tar; një nga PS dhe një nga PD.

Afati i të dy komisionev­e është 6-mujor.

Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenë­mbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpuni­min e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandum­in për sigurinë e 4G dhe 5G.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS: Damian Gjiknuri bashkëkrye­tar Blerina Gjylameti anëtare Klotilda Bushka anëtare Toni Gogu anëtar Ermonela Felaj anëtare Arben Pëllumbi anëtar Blendi Klosi anëtar Klevis Xhoxhi anëtar Anëtar zëvendësue­s: Gledis Çeliku Jurgis Çyrbja Xhemal Qefalia Balla mohoi që votimi i

zgjatjeve të organeve të vetingut nga Partia Demokratik­e të ishte arritur përmes negociatav­e me qeverinë në këmbim të ndryshimev­e të kërkuara nga opozita lidhur me reformën zgjedhore dhe atë territoria­le.

“Nuk dua të paragjykoj punën e këtij komisioni. Ka plot çështje që meritojnë të diskutohen. Nuk ka pasur negociata për votimin. Është thjesht dhe vetëm ndërgjegjë­simi i deputetëve të opozitës që vendosën ta mbështesin duke e konsiderua­r reformën në drejtësi hap të rëndësishë­m”, u shpreh Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania