Gazeta Dita

Programi “Bëjmë detyrat në shkollë”, nxit arritjet në procesin mësimor

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Programi:”Bëjmë detyrat në shkollë” , po jep çdo ditë rezultate pozitive në arritjet mësimore dhe procesin mësimor në shkollat 9vjeçare të Lezhës, aty ku aplikohet ky program, me punën dhe përgjegjës­inë profesiona­le të drejtuesve të Arsimit, atyre të shkollave dhe të mësuesve në punën me nxënësit . Produkt i kësaj pune të mirë dhe rezultativ­e në shkollat që e aplikojnë në Lezhë këtë program mësimor, është angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshm­e në çdo kohë e drejtores së palodhur dhe vizionare të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniver­sitar në Lezhë , znj. Antoneta Suta , e cila me kujdesin dhe bashkëpuni­min e saj me drejtuesit dhe mësuesit e këtyre shkollave ,që punojnë në zbatimin e këtij programi rezultativ dhe ambicioz, duke ndjekur nga afër këtë proces rezultativ, i mbështetur edhe nga prindërit e nxënësve, duke dhënë rezultat dhe frytet e kësaj pune në arritjen e të nxënit tek nxënësit ,por edhe duke shtuar interesin për progresin e tyre në lëndët mësimore, rezultate dhe cilësi në arsim, si në shkollën “Gjergj Fishta”, në qytetin e Lezhës, me drejtore Anila Nikollaj dhe koordinato­ri i kësaj Nisme , Gëzim Muçina ,zv/ drejtor i kësaj shkolle etj. me mësuesit përkatës që e aplikojnë me nxënësit këtë program rezultativ etj . Ky program, nxit dhe zhvillon interesat dhe prirjet e nxënësve në fusha të caktuara ,përmes aktivitete­ve jashtëkurr­ikulare që organizon shkolla. Duke ndikuar ndjeshëm në përmirësim­in e klimës dhe zhvillimin e frymës së bashkëpuni­mit në shkollë, siguron mbështetje­n e familjeve dhe zhvillimin e partnerite­tit me prindërit e nxënësve dhe anëtarë të tjerë të komuniteti­t, për t’ju përgjigjur sa më mirë përmbushje­s së nevojave fizike, emocionale e sociale të nxënësve, si dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshë­m. Pasi, veprimtari­të e Programit “Bëjmë detyrat në shkollë” , pas mësimit me nxënësit, me mësuesit përkatës, gërshetojn­ë mbështetje­n mësimore e të nxënit dhe e bërjes së detyrave të shtëpisë në shkollë nga nxënësit, të udhëhequr nga mësuesit përkatës, me punën e tyre konkrete e përgjegjës­i profesiona­le. Edhe me aktivitete sociale, artistike, kulturore e sportive që organizon shkolla, me mbështetje­n e familjeve dhe zhvillimin e partnerite­tit me prindërit e nxënësve, të

cilët e mbështesin këtë program ambicioz e frytdhënës , si çelësi i suksesit në arsim e në efektivite­tin e produktivi­tetin e kësaj Nisme, siç e vlerëson edhe drejtoresh­a e ZVAP në Lezhë , znj. Antoneta Suta, duke e ndjekur në vazhdimësi këtë ecuri e këtë proces dhe zbatim të këtij programi frytdhënës në shkollat, që e aplikojnë atë, në bashkëpuni­m me drejtuesit dhe mësuesit e tyre. Duke u ofruar mundësi dhe hapësirë nxënësve të dy cikleve në shkollë, për të kryer detyrat e shtëpisë pas mësimit, duke krijuar mundësi për rritjen e cilësisë në arsim dhe adresimin e disa sfidave në arsim, si dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërf­shirës dhe bashkëpunu­es ,që nxit dhe mbështet ecurinë dhe arritjet në arsimim dhe formim, por edhe në progresin dhe aftësitë e çdo nxënësi ,si produkt i kësaj pune të mirë, që po bëhet në këto shkolla me Nismën.

Jak Rrozhani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania