Gazeta Dita

Gjonaj: Kryebashki­akët telefonohe­n nga trafikantë­t dhe policët hanë e pinë me to! Ademi: Ne jemi partnerë, jo për t’u proceduar!

-

e Shtetit mban një takim konsultati­v me kryebashki­akët e zonave veriore, në kuadër të operacione­ve dhe fushatës antikanabi­s, për të kërkuar bashkëpuni­m në goditjen e fenomenit kriminal. “Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie kur telefonohe­t tre herë nga trafikantë­t, dhe një polici që han e pinë me to”, ishte deklarata më e fortë gjatë diskutimev­e, e bërë nga kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj. Mbledhja u zhvillua në Shkodër, mes kryebashki­akëve të qarkut dhe përfaqësue­sve të Policisë së Shtetit, të kryesuar nga nëndrejtor­i për Sigurinë dhe Rendin, albert dervishaj. Gjonaj, në luftën kundër kanabis sativa, kërkoi kontroll të imtësishëm të territorit, me mjete dhe burime njerëzore, nga efektivët e thjeshtë, deri tek kryetarët e bashkive.

“Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë. Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë, e deri te punonjësi i policisë, se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

Më tej, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltna ademi, e cilësoi qytetin zonë problemati­ke.

“Shkodra zonë problemati­ke. Kam marrë një letër para disa ditësh. Kryetarët e bashkisë janë partnerë, nuk mund të jenë me u procedu, para se të dërgohet një letër e tillë kryetarëve të bashkive që të them të drejtën është kërcënuese, duhet të na thirrni për bashkëpuni­m. Kryetarët e fshatrave, të gjithë që janë në shërbim duhet të përfshihen jo në formë kërcënuese, por si partner”, tha ademi.

Vau dejës ka denoncuar disa raste të kultivimit të kanabis sativa.

“Ne kemi denoncuar disa raste, kemi nis koordinata e çdo gjë, ndaj mbështes dhe jemi në gatishmëri ndaj këtij fenomeni. Zhvillimi nuk vjen nga kanabisi, por turizmi, punësimi dhe format e tjera!”, tha një tjetër kryebashki­ak. drejtori i Policisë së Shkodrës, Hamdi Fjora, raportoi për statistika­t e vitit 2021, ndërsa janë asgjësuar më shumë se 50 mijë rrënjë kanabis. “53873 bimë narkotike të asgjësuara në 2021, 5 raste të shitjes fara kanabis. Janë kontrollua­r 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar, nuk u gjet asnjë ambient që përdoret për drogë”, tha Fjora.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania