Gazeta Dita

Pirateri dhe blerje online me karta të vjedhura të 1,7 mln lekëve mall, arrestohet 33-vjeçarja e kërkuar, nën akuzë dhe shoqja

-

Një tjetër skemë mashtrimi dhe falsifikim­i është goditur dje nga Policia e Tiranës. Burime zyrtare thanë se u finalizua një tjetër operacion për goditjen e veprimtari­së kriminale, në fushën e krimeve kibernetik­e. Në pranga ka rënë 33 vjeçarja J. M., banuese në kryeqytet, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “mashtrimi kompjuteri­k”, ndërsa është proceduar penalisht edhe bashkëpunë­torja e saj M. M., 35 vjeçe, banuese po në Tiranë.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit nga një kompani e telefonisë së lëvizshme. “Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se një shtetase, në bashkëpuni­m me një shtetase tjetër, brenda dhe jashtë territorri­t të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare, të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm, jashtë territorit të vendit, me qëllim për të përfituar financiari­sht, duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme”, njoftoi policia. Arrestimi u bë në flagrancë gjatë marrjes së pajisjes. “Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e këtyre dy shtetasve, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale dy telefona celular të markës iPhone, karta të ndryshme, dokumente dhe fatura të ndryshme bankare. Nga hetimet e deritanish­me ka rezultuar se shtetasja J. M., ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim”, sqaroi policia e kryeqyteti­t për mënyrën se si funksionon­te skema.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania