Gazeta Dita

Kërkoi ndryshimin e burgimit përjetë nga arratia, Apeli rrëzon Përpepajn, vrau 17-vjeçaren Gjikolaj pasi i refuzoi lidhjen

-

Gjykata e apelit nuk pranon ankimimin e të kërkuarit Robert Përpepajt, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolaj, më 28 dhjetor të vitit 2018, në një konflikt me motive të dobëta dhe i cilësuar më shumë si krim pasioni. avokati nuk legjitimoh­ej të ushtronte ankim në emër dhe për llogari të këtij të pandehuri, që nga arratia. Përpepaj, i cili është në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkonte ndryshim të veprës penale, nga “vrasje në rrethana cilësuese”, në “vrasje nga pakujdesia”, përmes së cilës është dënuar nga shkalla e parë. Ky rikualifik­im do i ndryshonte vendimin maksimal, për të mos e kaluar të gjithë jetën në qeli. Por vendimi tashmë ka mbetur në fuqi dhe për më tepër është bërë i formës së prerë, kurse i kërkuari ka mundësinë e shkallës së tretë, me rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e tiranës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Përpepajn, i cili akuzohet se vrau 17-vjeçaren, kurse Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim si bashkëpunë­tor, teksa gjendet i arrestuar për çështjen.

Në dosjen e Prokuroris­ë hidhej dritë edhe mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares Gjikolaj dhe plagosjen e mikut të saj, Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Përpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematik­isht dhe ishte kthyer në shqetësim për të, sepse i refuzonte lidhjen. Vajza, thuhet në dosje, se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësime­t që po i sillte Roberti, duke i kërkuar ta mbronte prej tij. 10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i të miturës dhe shoku i tij Erjon Bengaj, u konfliktua­n në Laprakë me të shumëkërku­arin 19-vjeçar. Bengaj i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun, e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër, Erion Bengaj e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti, Roberti nuk është dukur, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit, kur edhe ndodhi krimi i rëndë dhe “vuri nderin në vend”, duke tentuar të vrasë Saimir H., e Erjon Bengajn, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren. Përpepaj këmbëngult­e në apelim se objektiv i sulmit kanë qenë dy të tjerët dhe vrasja e vajzës ndodhi në pakujdesi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania