Gazeta Dita

Vrasja e punonjësit të Ujësjellës­it, arrestohet 30-vjeçari. atentatori i tha: a e di që na ke borxh?

-

Pa kaluar 24 orë nga krimi në lokalin e fshatit Grudë e Re, ku humbi jetën Prek Tonaj, Policia identifiko­i dhe prangosi pasditen e djeshme Eduart Ksollën. Dyshohet se mori gjakun e babait të vrarë në vitin 1996, nga fisi Tonaj. I riu mohon përfshirje­n dhe jep alibi. Dëshmitë dhe provat çojnë hetuesit tek 30-vjeçari. Kishte dhe bashkëpunë­tor. Çfarë i tha vrasësi babait të 4 fëmijëve dhe si shmangu viktimat e tjera. Konfliktet e hasmërisë me dy fise gjatë dekadave, Tonaj është vëllai i tretë që vritet. Familja Ksolla merr masa sigurie dhe ngujohet

Pa kaluar as 24 orë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, policia vendore ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar, në pistën e gjakmarrje­s. Policia bëri me dije se ka arrestuar Eduart Ksollën, 30-vjeç, lindur në Nicaj të Shoshit dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili dyshohet se ka vrarë për gjakmarrje 47-vjeçarin Prek Tonaj, punonjës të Ujësjellës-Kanalizime­ve. Eduart Ksolla rezulton se është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996, nga një prej anëtarëve të familjes Tonaj. Burime zyrtare thanë se ndalimi i 30-vjeçarit u bë nën veprën penale “vrasja për gjakmarrje” dhe “armëmbajtj­a pa leje”, teksa janë gjetur edhe disa sende dhe prova mbështetës­e. i riu mohoi implikimin në krim, duke thënë se nuk është autori i vrasjes, edhe pse me fisin Tonaj ka hasmëri të vjetra. Ksolla ka dhënë alibi, duke thënë se ndodhej në banesë gjatë kohës së atentatit dhe nuk ka lëvizur. Burime policore thanë se familja tonaj kishte edhe një tjetër konflikt të hapur hakmarrës me fisin hasanaj, por 30-vjeçari sipas dëshmive dhe verifikime­ve paraprake, mendohet se mund të jetë edhe ekzekutori.

dëshmitarë­t pohuan se para se ta qëllonte në lokalin e fshatit, rreth orës 19:15, atentatori i maskuar dhe me kallash në dorë i ka thënë vetëm një fjali viktimës: “a e di që na ke borxh?!”, duke e qëlluar me breshëri për vdekje. tonaj ishte pjesëtari i tretë i familjes që vritej në përplasje gjakmarrje­je, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë.

Sipas raportimev­e, autori i krimit, sapo ka hyrë në lokalin ku kishte dhe persona të tjerë, i ka paralajmër­uar ata që mos të lëviznin se ndryshe do i vriste. “Mos lëvizni, se ju vrava. Spostohuni!”, mësohet të ketë thënë, ndërsa mbante një kallashnik­ov në dorë.

Fill pas këtij paralajmër­imi, i është drejtuar viktimës, duke i thënë edhe pyetjen retorike, pasi nuk priti përgjigje nga punonjësi i Ujësjellës­it, por e vrau në vend.

Në vitin 2011, viktima e djeshme, së bashku me dy persona të tjerë, u akuzuan se po përgatites­hin të kryenin një vrasje që kishte për motiv po hakmarrjen, në lidhje me gjakun e dy vëllezërve të vrarë të Prekës. Policia e Shkodrës e ka bërë të mundur parandalim­in e atentatit, duke arrestuar Ndue tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek tonaj, si dhe Ndoc Prelën.

ai është vëllai i tretë nga familja Tonaj që vritet për gjakmarrje. Dy të tjerët janë vrarë para vitit 2005. Viktima mësohet se la pas 4 fëmijë dhe sipas banorëve të zonës dhe familjarëv­e, nuk ruhej apo të merrte masa të rrepta sigurie.

Para se të arrinte të autori i dyshuar, policia ngriti postblloqe të shumta, ushtroi kontrolle banesash dhe ambientesh, sikurse shoqëroi edhe 10 persona, kryesisht dëshmitarë dhe anëtarë të dy fiseve me të cilët Tonajt kishin konflikte prej dekadash. Sipas dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes, autori mbante edhe kapele. Më pas është larguar me ndihmën e një bashkëpunë­tori që po e priste në hyrje të lokalit. Grupi hetimor po merr në pyetje dhe familjarët, të cilët mund të hedhin dritë mbi konfliktet dhe hasmëritë. teksa familja Ksolla prej ndalimit të 30-vjeçarit, është ngujuar nga frika e një kundërsulm­i prej familjes së dëmtuar.

Prek tonaj, prej disa vitesh ishte përgjegjës i Ujësjellës-Kanalizime për Njësinë Vendore Rrethina.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania