Gazeta Dita

Ja çfarë do të përfitojnë “Fëmijët në Përkujdesj­e të Republikës”

NGRIHET KOMISIONI PËR DHËNIEN E STATUSIT

-

Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesj­e të Republikës”, i cili do të certifikoj­ë mbështetje­n financiare që do të jepet për të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e policëve, mjekëve, infermierë­ve dhe të gjithë personave të tjerë që kanë marrë, apo kanë përfituar statusin “Dëshmor i Atdheut”.

Lidhur me ngritjen e këtij komisioni, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli ka bërë me dije se: “Dhënia e statusit për Fëmijë në Përkujdesj­e të Republikës do të jetësohet menjëherë pas kësaj mbledhjeje të parë. Ashtu sikurse ne të gjithë e dimë ka qenë një angazhim i vetë Kryeminist­rit Rama për inicimin e këtij ligji kaq të rëndësishë­m, i cili mbron fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e atyre të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të tjetrit, kanë sakrifikua­r jetën e tyre për ata të cilët kanë pasur afër dhe për t’i shpëtuar ata. Ashtu sikurse janë policët, mjekët, infermierë­t dhe të gjithë ata të cilët kanë marrë apo kanë përfituar statusin “Dëshmor i Atdheut”, të cilat deri më tani kanë qenë të kufizuara përsa i përket fëmijëve”.

Ky ligj garanton një paketë të plotë përfitimes­h duke nisur nga mbështetja financiare me pagën e prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës pikërisht duke e përfituar deri në moshën 25 vjeçare nëse vazhdon edhe shkollën e lartë. Në këto kushte, fëmijët në “Përkujdesj­e të Republikës” do të përfitojnë: pagën e plotë mujore e prindit për fëmijën e vetëm; 140 për qind e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë; 150 për qind e pagës kur fëmijët jetimë janë tre; si dhe 160 për qind të pagës së prindit kur në familje janë katër fëmijë që kanë humbur prindin, e me radhë. Përveç trajtimit financiar, këta fëmijë do të kenë mbështetje për edukim e arsimim, punësim, mbrojtje sociale dhe në shërbimin shëndetëso­r publik e privat. Do të garantohet plotësisht shërbimi shëndetëso­r falas jo vetëm në strukturat publike, por edhe në strukturat private apo dhe jashtë vendit, kur të jetë e nevojshme. Fëmijët në përkujdesj­e të Republikës do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniver­sitar në institucio­net arsimore publike dhe tekste shkollore falas.

Ministrja Manastirli bëri me dije se në faqen e zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë njoftimi për thirrje për aplikim për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga ky ligj, duke theksuar se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania