Gazeta Dita

Tirana fiton, Laçi s’i shqitet, Partizani tre pikë me përmbysje

Superliga, mbyllet java e 20-të

-

Java e njëzetë e Kategorisë Superiore nuk ka sjellë asnjë ndryshim në renditjen e skuadrave. Laçi dhe Partizani iu përgjigjën dje Kukësit dhe Vllaznisë, të cilat fituan ndeshjet respektive të dielën dhe qëndrojnë në garën për titull, e njëkohësis­ht në ndjekje të tiranës kryesuese. Kryeqyteta­sit dhe laçianët fituan dy ndeshje të vështira në transfertë, konkretish­t ndaj Skënderbeu­t që duket se mbetet në vendin play-off dhe në vështirësi mbijetese, si dhe dinamos, që është më e ‘akomoduar’. Partizani fitoi transfertë­n kritike me korçarët, në një ndeshje me emocione dhe episode të veçanta. ishin vendasit që kaluan në avantazh të parët me Mensah në minutën e 20-të të pjesës së parë. Kurse “të kuqtë” u përgjigjën me përmbysje në çerekorësh­in e fundit të takimit dhe me të njëjtin emër si autor. Skuka shënoi dy herë në minutat 76 dhe 89. Laçi tregoi edhe një herë se është pretendent dinjitoz për kampionati­n e Superliges. Fitorja minimale 1-0 në transfertë ndaj dinamos, që ka bërë një sezon me shumë luhatje, u dha një trepikësh të artë. Në këtë mënyrë bëhen edhe ndjekësit më seriozë të tiranës për titullin, me 40 pikë. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Guindos që në minutën e 24.takimi i fundit ishte ai mes tiranës dhe Egnantias së Rrogozhinë­s, që nuk pati surpriza. Sipas parashikim­eve, bardheblut­ë e hapën ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar që në minutën e 13-ë me anë të Xhixhës. Përpjekjet e vizitorëve për të rezistuar dhe barazuar nuk shërbyen për asgjë, kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, pas një ndërhyrje të ashpër nga pas të imerit, ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq. dhjetë minuta nga fundi, Hoti dyfishoi rezultatin, duke çuar Tiranën në kuotën e 46 pikëve dhe që mban distancën me Laçin ndjekës, me 6 pikë. *

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania