Gazeta Dita

PSE JA FUT KOT BRAHJA GAZETARJA?

-

Ngatërresa e qëllimshme e saj që i bën koment truallit të pushtuar nga Lizët, bën skifo qysh në fillim. Nuk është Mero Baze, pronari i asaj toke. Ai i vërteti ka derdhur djersë e mundim brezash për ta blerë atë copë tokë. Gazetarja dhe të tjerë duhet ta dinë se sa të dhëmb shpirti kur sheh pasurinë, e vetë jetën e tij, të marrë nëpër këmbë mizorisht nga “pushtimi i lirë” i shpikur prej të mallkuarit të këtij trualli, e ku përfitoi pa mëshirë kush mundi. Nuk ka pse Brahja vë karshi Bazen që komenton e jep gjykimin e tij këndvështr­imor, por nëse ka një fije dinjitet profesiona­l, mund të argumetojë duke patur përballë pronarin e frustuar e të dhunuar këtu në Tiranë, por edhe ndonjë pronar andej nga ka ardhur. Nuk e ka paguar ajo e as Lizët shkollimin e askujt, por të gjithë qytetarët e banorët e këtij vendi inkluduar (përfshirë) edhe familjet përkatëse. Pse i duket gazetares se nuk kanë vuajtur e punuar me shpirt edhe naftëtarët, bujqit a punëtorët jashtë rrethit të saj? A nuk luftuan edhe ata për shkollimin e vetë gazetares, edhe sikur të jetë diplomuar sot? Megjithatë nuk ja vlen një teorizim pa kurrfarë vlere reale. Prona e ndershme është e shenjtë si vetë djersa. Nuk mund të arsyetosh të kundërtën, në asnjë rrethanë, duke përkrahur indirekt hajdutllëk­un e dhunën. Nuk ka pse të na kujtojë goca arin e floririn e zonës që ajo përcakton. Ai ishte floriri i gjithë shqiptarëv­e si gjithçka tjetër në këtë vend. Tentativën e tërthortë të dasisë e kemi dëgjuar nga Sali Berisha qysh kur Aranita ishte në shpërngenj (djep). Pronari i ligjshëm e Lizët janë të dy palët, shqiptarë. Mbase është kollaj t’ja ngulësh thikën tjetërkujt, por ajo mund të të ndodhë edhe ty zonja gazetare. Prona të dhemb sa shpirti. E di ai që e ka. Bile edhe zaptuesit vetë. Beteja e vërtetë nuk është ajo mes Brahjës e Bazes, por mes pronarit e abuzuesit. Kur gjyshi im ka paguar pronën, as që dihesh se diku në Shqipëri paskërka flori e diamante, bile as dihesh ku binte vetë ajo saktësisht. Tregojnë se kur dikush kërkonte të blinte një shtëpi, pyetja e tij e parë pronarit, ishte nëse e kishte ndërtuar vetë apo babai, pastaj fillonte pazari. Duket se vajzës gazetare ja ka blerë babai atë pronë që ka, prandaj edhe teorizon si nga një planet tjetër. Nëse kërkon respekt apo nderim nga të tjerët, duhet t’i japësh ato. Ndryshe të rroftë byreku me gjizë apo me spinaq.

Profeti

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania