Gazeta Dita

Burg për punëtorin e ‘shtëpisë së barit’ në Ndroq, lirohen dy elektricis­tët, në kërkim pronarja

-

Gjykata refuzoi kërkesën e Eriban Dajës për 3 mijë euro garanci të ofruara, me qëllim lirimin e parakohshë­m, u kap në flagrancë brenda shtëpisë fermë, me 124 rrënjë kanabisi dhe pajisje moderne për kultivimin. “Arrest shtëpie” për faturistin dhe elektricis­tin, mohojnë të kishin dijeni apo të jenë implikuar. Identifiko­het qiramarrës­ja e banesës në Pinet, në kërkim Rudina Xhambazi. I la shitëses së fshatit numrin e celularit për faturistin. Pronari i banesës, emigrant në Austri

Gjykata e tiranës la dje në masën e sigurisë “arrest me burg” Eriban dajën, të dyshuarin që u gjet brenda në ‘shtëpinë e barit’, e zbuluar në fshatin Pinet të Ndroqit, në tiranë, gjatë operacioni­t antikanabi­s të ditës së premte, e që u shtri në të gjithë vendin. i ndaluari ka deklaruar se është i gatshëm të lërë garanci 3000 euro për të qenë i lirë, duke mohuar edhe akuzat e implikimit në kultivim dhe trafikim, por gjykata nuk ia ka pranuar. Prokuroria dyshon se ai është i përfshirë në këtë rrjet të mirëorgani­zuar të kultivimit me metoda bashkëkoho­re të lëndëve narkotike dhe se mendohet që mund të ketë qenë punëtori kujdestar për bimët. Ndërkohë që u lanë në arrest shtëpie, faturisti Erjon Mema dhe elektricis­ti Qemal Hasa. Shefi i OSHEE-së së zonës deklaroi se kishte dyshuar për sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohesh­in në banesën përdhese në këtë fshat, me një familje që mendohej se pronari ishte në austri dhe e kishte lëshuar me qira, por që tejkalonte çdo lloj shpenzimi për banorët e kësaj zone rurale. Ky dyshim më tej çoi në dyshimin se edhe inspektori i policisë së zonës mund të ishte i implikuar në rrjet, kurse SHÇBa bëri përgjimet e para dhe vëzhgimet në terren, duke çuar më tej FNSH-të dhe Policinë e Tiranës në terren. Goditja finale dha rezultate me sekuestrim­in e dy banesave, njëra prej të cilave e kthyer totalisht në “shtëpi bari”, ku u korrën qindra bimë të mbjella. Por prokurorët tashmë kanë arritur të zbulojnë edhe drejtueset e rrjetit, që janë dy gra, një nga të cilat i ka lënë shitëses së fshatit edhe numrin e saj të celularit, porosi për faturistin e OSHEE-së. SHÇBA ishte e para që nisi hetimet dhe përgjimet, duke marrë edhe celularin e inspektori­t të zonës për ekspertim, me qëllim zbulimin e tabulateve dhe bisedave telefonike.

SHÇBa njoftoi se banesa funksionon­te si fermë dhe laborator hashashi. autoritete­t hetimore kanë marrë në pyetje një punonjës të një agjencie imobilare, që ka ndërmjetës­uar marrjen e shtëpisë me qira, nga një grua me emrin Rudina Xhambazi. Ndërkohë që një banor i zonës ka deklaruar në polici se ‹të shtunë dhe të diel shikoja dy gra me fëmijë në oborrin e banesës›. Po në dosje, thuhet se shitësja në një dyqan në fshat ka treguar se një grua i ka dorëzuar numrin me porosinë ‹të më marrë në telefon faturisti i OSHEE›. Faturisti ka deklaruar se kontrollin e fundit të matësit të energjisë e ka bërë në muajin nëntor.

Operacioni u krye pasditen e 11 shkurtit, në një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në zonën e Ndroqit. tashmë në kërkim është shpallur 32-vjeçarja e identifiku­ar si Rudina Xhambazi, që gjithashtu rePolicia zulton se kishte marrë me qira banesën afër xhamisë së fshatit dhe e kishte përshtatur si ambient për kultivimin në kushte laboratori­ke të bimëve narkotike kanabis sativa. Në bashkëpuni­m me 32-vjeçaren punonte edhe shtetasi Eriban daja, 29-vjeç, i cili arrestua në flagrancë brenda ‘shtëpisë së barit’, teksa kujdesej për bimët narkotike.

Qemal Hasa (elektricis­t), 47 vjeç dhe Erion Mema, (faturist), 26-vjeç. Sipas policisë 2 punonjësit e OSHEE-së, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim. Ndërkohë gjatë kontrollit të telefonit të Erion Memës, iu gjetën programe për vendosjen e lotove sportive. Në hetim është vënë edhe një punonjës policie në zonën e Ndroqit, adrian Malliku, 39 vjeç. Gjatë zhvillimit të operacioni­t janë sekuestrua­r 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania