Gazeta Dita

dënohet me 3 vite burg për “Shën Valentin” ish-gjyqtarja, hoxha: Sulm politik i ramës!

-

Pothuajse një vit nga arrestimi spektakola­r, bashkë me 10 të tjerë, teksa po lironte një të dënuar për vrasje nga qelia, Enkelejda Hoxha shpallet fajtore për korrupsion, do vuajë vetëm 2 vite izolim, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pretendoi pafajësinë, u akuzua se liroi edhe ‘të fortët’ Tafili, Dokle dhe Billa. SPAK kërkoi 3,5 vite burgim. Avokati Aldo Tabaku dënohet me 4 vite, ish-sekretarja e Gjykatës së Krujës, Emanuela Mallkuçi, me 3 vite dhe dy familjarët Petani me nga 2,6 vite. Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme dënon ditën e “Shën Valentinit” ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e arrestuar për akuzën e korrupsion­it duke liruar të ‘fortët’ e qelive, në një operacion të shkurtit të vitit të kaluar, si për ironi pothuajse e njëjta ditë. Kur mbushet viti i prangosjes së magjistrat­es së shkarkuar edhe nga KLGJ, bashkë me 10 të tjerë të dyshuar, GJKKO e shpalli dje fajtore dhe e dënoi me 3 vite burgim, nga të cilat do të kryej 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPaK kishte kërkuar dënimin me një izolim prej 3,5 vitesh burg në total, me gjykim të shkurtuar, teksa ishgjyqtar­ja e Gjykatës së Krujës pretendoi pafajësinë, edhe pse gjatë procesit aplikoi pranimin e akteve të dosjes, që të përfitonte ulje nëse dënohej.

Një sulm politik nga kryeminist­ri Edi Rama. Kështu e ka konsiderua­r gjyqtarja Enkelejda Hoxha procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në konkluzion­et mbrojtëse, para se të jepej verdikti, Hoxha tha se “hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësua si monstër nga ana e kryeminist­rit”. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj, por në fund u dënua me burgim.

Dënimet për të tjerët; avokatin dhe sekretaren

Edhe avokati aldo tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit, për të ndikuar te gjyqtarja dhe për lehtësuar e liruar nga burgu të dënuarit për krime të rënda, kryesisht vrasje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, avokati që njëkohësis­ht kishte edhe lidhje me ish-magjistrat­en, do të kryejë 2,8 vite burg.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg, sikurse edhe ish-gjyqtarja Hoxha. Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani, të afërm të të dënuarit që do lirohej kundrejt pagesës 12 mijë euro vitin e kaluar, janë dënuar secili me 2,6 vite burg, nga të cilat do të kryejnë 1,8 vite burg.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg me vendim të formës së prerë nga Gjykata e apelit antikorrup­sion, deri në fund të procesit. Edhe pse bëri disa kërkesa radhazi, deri në Gjykatën e Lartë, për zbutje të masës, me argumentin se ka një fëmijë të sëmurë, kërkesat iu rrëzuan. Paralelish­t po zhvillon edhe procesin e Vettingut, teksa tashmë është një ish-magjistrat­e. Hoxha u arrestua nga SPaK, pas një superopera­cioni të bërë në Gjykatën e Krujës, gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një tjetër të dënuar. Më herët ishte akuzuar dhe hetuar për veprimet proceduria­le në lirimin e personave të tjerë të njohur të botës së krimit, si Genc Tafili, Indrit Dokle apo dhe Hekuran Hoxha, i cili u ekzekutua në vitin 2020 te “Komuna e Parisit”, vetëm dy vite pasi gjyqtarja i kishte falur dënimin e përjetshëm që i kishte dhënë anglia për vrasje në Londër në vitin 2006.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania