Gazeta Dita

Prag lufte në Ukrainë, Kancelari gjerman niset drejt Kievit, takim me Putin në Moskë

-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidenti­n ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionu­ar krizën në mënyrë diplomatik­e.

Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidenti­n rus, Vladimir Putin.

Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e NatO-s dhe Bashkimit Evropian veçse kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara thanë më 13 shkurt se tani besojnë se numri i trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës është rritur nga 100,000 në 130,000.

Zelenskiy zhvilloi një bisedë telefonike më 13 shkurt me presidenti­n amerikan, Joe Biden. dy liderët theksuan rëndësinë e ndjekjes së “rrugës diplomatik­e dhe parandalim­it të grumbullim­it ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pas kësaj bisede. Biden ka ripërsërit­ur zotimin e tij për sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të Ukrainës dhe është zotuar për një “përgjigje të shpejtë” në rast të “agresionit të mëtejmë rus ndaj Ukrainës”.

Zyra e Zelenskiyt tha se presidenti ukrainas e ka ftuar Bidenin që ta vizitojë Kievin “në ditët në vijim”.

“Jam i bindur se vizita juaj në Kiev në ditët në vijim do të ishte një sinjal i fuqishëm dhe do të ndihmonte në stabilizim­in e situatës”, citohet të ketë thënë Zelenskiy, sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e tij. Biseda ndërmjet Zeleskiyt dhe Bidenit erdhi në kohën kur fuqitë perëndimor­e po i bëjnë thirrje Putinit që të ulë tensionet, teksa disa shtete u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Kievi, pas frikës se Moska mund të jetë në prag të ndërmarrje­s së veprime ushtarake ndaj Ukrainës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania