Gazeta Dita

Alban Miftari rrëfen skemën: “FSHF s’na ka mbështetur, ja si u manipuluan zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, duke shtuar delegatët”

-

Alban Miftari, presidenti i klubit Albanët, që vepron në futbollin amator në zonën e Tiranës, tregoi në studion e “Sport News Plus” ditën e djeshme, se si janë manipuluar zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës. “Para se të shkojmë te zgjedhjet, flasim për shoqatat rajonale ku filluan problemet. Arsyeja kryesore ishte se ishin shtuar delegatë më tepër, nga 57 ishin bërë 67. Pastaj lista nuk u prezantua se kush do votonte. Sot e kësaj dite mendoj se nuk është lista e personave që kanë votuar e kush janë. Dhe atë ditë që u bënë zgjedhjet ishin gati 27 presidentë të akademive që u larguan nga mbledhja në FSHF dhe e vazhduan mbledhjen në një ambient tjetër ku firmosën e morën vendim që nuk njohin zgjedhjet që u bënë në FSHF”, ka thënë ai. Po ashtu Miftari ka deklaruar se FSHF nuk i mbështet dhe se materialet, fushat e trajnerët i paguajnë vetë. “Amatori është futbolli kryesor, unë si drejtues dua që FSHF të jetë pranë nesh. Ne materialet, fushat, trajnerët i paguajmë vetë. Për çfarë e dua FSHF atëherë, që të vendos një logo? Flasim që si të bëhet më mirë. A ka mundësi që të na hiqet pagesa e fushës? FSHF nuk ka qenë pranë shoqatës. Pse është vetëm në momente zgjedhjesh? Ne që merremi me futbollin amator nuk e kemi ndier praninë e saj asnjëherë, përveçse kur vijnë zgjedhjet. Në ato zgjedhje pastaj kishte problemin që shoqatat e futbollit amator që ne e dimë që kanë 30 fëmijë, vinin me 2 apo më shumë delegate, ndërsa pragu është 100 fëmijë. Ne i dimë sepse jemi javë pas jave në fusha dhe e dimë sa ka njëri e sa ka tjetri”, tregoi Miftari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania