Gazeta Dita

Manipulimi i zgjedhjeve në Shoqatën e Futbollit tirana, Prokuroria nis hetimet ndaj FSHF

- KallëziMi i Veliajt

Një javë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që rrëzoi zgjedhjet e dyshimta të drejtuara nga Federata dhe njohu Prodanin si kryetar, vjen lëvizja dhe goditja e dytë juridike për institucio­nin e Armand Dukës. Oficerët sekuestroj­në dokumentac­ionin e procedurës së zgjedhjeve të mbajtura nga FSHF, ku u zgjodh Alimehmeti. Kryebashki­aku denoncoi sekretarët Ilir Shulku dhe Ardian Haçi

Federata Shqiptare e Futbollit merr goditjen e dytë juridike nga drejtësia. Pak ditë pas kallëzimit të kryebashki­akut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj FSHF për manipulime për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të ‘Futboll Tirana’, e konfirmuar kjo nga vendimi i Gjykatës së Tiranës, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestrua­r dokumentac­ionin në institucio­nin e futbollit së fundmi.

Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar, kanë sekuestrua­r procedurën e ndjekur nga FSHF për shpalljen e garës, njoftimin e garuesve dhe listën e votuesve që zgjodhi Krenar Alimehmeti­n. Prejt dy ditësh OPGJ kanë qenë në zyrat e e FSHF-së dhe kanë sekuestrua­r këto dokumente të shumta, pas hetimit të nisur për shpërdorim detyre ndaj dy zyrtarëve të FSHF-së.

Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithsh­ëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithsh­ëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpuni­m zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Veliaj rendit një sërë shkeljesh, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktim­in e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klientelis­te të kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkonte shumicën e votave për rizgjedhje­n President më 2 mars. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e rrëzoi praktikën e zgjedhjes së Krenar Alimehmeti­t, duke njohur Eduart Prodanin, si kryetar të Shoqatës Rajonale të ‹Futbol Tirana›. Zgjedhjet e njëanshme nga FSHF dhe në konflikt të pastër interesi, u denoncuan menjëherë, teksa Bashkia bëri mbledhje të rregullt dhe zgjodhi si kryetar Prodanin. Gjykata e vlerësoi një javë më parë të ligjshme procedurën e Veliajt, duke regjistrua­r pikërisht Prodanin si kryetar. Ky verdikt i hapi rrugën hetimeve të mëtejshme për “falsifikim dokumentes­h” nga ana e zyrtarëve të FSHF-së, që kanë kompetenca­t për të drejtuar procedurat për zgjedhjet në shoqata. Në këtë rast do hetohen Shulku dhe Haçi, dy të denoncuari­t nga kryebashki­aku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania