Gazeta Dita

Dje, 3 viktima dhe 449 raste të reja infektimi me Covid-19

BILANCI

-

Nga testimet e kryera tek rastet e dyshuara përgjatë 24 orëve të shkuara janë regjistrua­r 449 qytetarë të infektuar me koronaviru­s, teksa janë shënuar edhe 3 humbje jete. Fatmirësis­ht vijon të jetë i lartë numri i të shëruarve, ndërkohë që edhe gjendja me shtrimet në spitale mbetet qëndrueshm­e.

Sipas të dhënave të bëra publike dje në të gjithë vendin janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 449 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastë­r, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastë­r, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Përrenjas. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,542 pacientë aktivë me Covid-19, ku prej tyre në spitalet po marrin trajtim të specializu­ar mjekësor 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç@, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 884 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë. Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu u kërkohet edhe qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania