Gazeta Dita

Rusët thanë se po tërhiqnin trupat nga kufiri me ukrainën, Duma i kërkon Putinit njohjen e dy rajoneve separatist­e

-

Perëndimi ishte skeptik ndaj njoftimit të Rusisë se po tërhiqte një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën dhe duket se kanë patur të drejtë.

Mediat pro qeveritare ruse janë duke raportuar aktualisht se duma ruse do t’i dërgojë Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatist­e të Donbasit dhe Luhanskut.

Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atëherë kjo do të përkthehej në një përshkallë­zim tjetër të situatës në rajon.

Më herët, ministria e Mbrojtjes së

Rusisë njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë vendosur që të tërheqin një pjesë të trupave nga pozicionet e tyre fillestare, që përkonte me kufirin me Ukrainën, pasi ato përmbushën detyrat stërvitore.

Në pamje të parë ky ishte një mesazh i mirëpritur nga të gjitha kancelarit­ë perëndi

more, megjithatë fillimisht britanikët dhe më pas vetë ukrainasit janë shprehur skeptikë për diçka të tillë. Ministrja e Jashtme e

Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit. “Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes. Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensioni­n e vërtetë të këtij veprimi.

Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania