Gazeta Dita

Shefi i OKB-së: “Nuk ka alternativ­ë tjetër përveç diplomacis­ë”

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të hënën Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit që të ulin tensionet, duke thënë se “nuk ka alternativ­ë tjetër përveç diplomacis­ë”. “Çmimi në vuajtjet njerëzore, shkatërrim­i dhe dëmi ndaj sigurisë evropiane dhe asaj globale është tepër i lartë për t’u imagjinuar”, tha ai duke folur për mundësinë e një sulmi rus ndaj Ukrainës, për të cilin Perëndimi thotë se mund të fillojë që të mërkurën.

“thjesht nuk mundemi të pranojmë as mundësinë e një përballjej­e të tillë shkatërrim­tare”, tha ai nga selia qendrore e OKB-së.

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin me të gjitha palët, duke ofruar edhe mjediset e zyrave të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Zoti Guterres foli me gazetarët pas u kthye nga një drekë pune që organizohe­t çdo muaj për 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Rusia ka këtë muaj presidencë­n e radhës të këshillit dhe e organizoi drekën në mjediset e misionit të saj në OKB.

Më herët të hënën, zoti Guterres pati një takim virtual me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për rreth 20 minuta. Ai foli në vazhdim edhe me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Zoti Guterres nuk dha detaje nga bisedimet, por mirëpriti kontaktet diplomatik­e, përfshirë në nivelin e krerëve të shtetit. Ai megjithatë paralajmër­oi se retorika provokuese nuk ndihmon.

«deklaratat publike duhet të synojnë uljen e tensioneve, jo përshkallë­zimin e tyre», tha shefi i OKB-së.

Ai gjithashtu citoi Kartën e OKB-së, duke nënvizuar thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zgjidhin paqësisht mosmarrëve­shjet dhe të mos kërcënojnë apo të mos përdorin forcën ndaj integritet­it territoria­l dhe pavarësisë politike të një shteti, ose në çfarëdo mënyrë tjetër që nuk përputhet me objektivat e Kombeve të Bashkuara».

“Të braktisësh diplomacin­ë për t›u konfliktua­r nuk është thjesht si të kalosh një vijë (të kuqe), por është si të hidhesh nga maja e malit», paralajmër­oi zoti Guterres. «Pra, apeli im është ky: Mos e braktisni kauzën e paqes”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania