Gazeta Dita

“Armand Duka nuk duhej të kandidonte më, zg jedhjet duhet të kenë transparen­cë!”

-

Skifter Këlliçi, analisti dhe komentator­i i njohur i futbollit shqiptar, rrëfen në një intervistë çfarë e shqetëson aktualisht për mënyrën se si po sillet Federata Shqiptare e Fotbollit. Çfarë mendon për sukseset dhe dështimet, e në veçanti, dukurinë e trukimit apo shit-blerjes së ndeshjeve. Pse thotë se për Dukën, 20 vite në drejtim janë shumë

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë bërë tema kryesore e këtyre javëve në vendin tonë, ku në garë janë tre kandidatë; Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Një proçes zgjedhor që është shoqëruar me mjaft akuza dhe manipulime nga ana e FSHF-së në Shoqatat Rajonale, ku vetëm pak ditë më parë, përmes një vendimi, Gjykata e Tiranës vendosi që të rrëzojë manipulime­t e kryera në kryeqytet nga FSHF dhe ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve të saj të dyshimta.

Për të folur rreth zgjedhjeve dhe gjëndjes në futbollin shqiptar, “Gazeta Sport” ka kryer një intervistë me gazetarin dhe shkrimtari­n e njohur sportiv, Skifter Këlliçi, i cili i bashkohet zërave të fundit kritikë, të specialist­ëve të sportit, ish-futbollist­ëve të kombëtares, trajnerëve dhe analistëve të shumtë. Edhe pse ka rreth 23 vite që jeton në Amerikë, ai është një prezent me analizat e tij në shtypin shqiptar, si dhe ndjekës me çfarë ndodh në aktualitet­in e futbollit shqiptar. Këllçi shprehet se pas 20 vitesh, Armand Duka nuk duhej të kandidontë më për president të FSHF-së, ndërsa thekson se proçesi zgjedhor duhet që të shoqërohet me transparen­cë. Në vijim shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur flet për fenomenin e trukimeve në Shqipëri dhe çfarë i duhet futbollit shqiptar që të ngrihet në nivele dinjitoze.

Pas 20 viteve në krye të FSHF-së Armand Duka kërkon edhe një mandate tjetër, mendoni se duhet rikonfirmu­ar sërish?

Jo. Mendoj se Armand Duka nuk duhej të kandidonte përsëri te që zgjidhej president i FSHF-së. 20 vjet në krye të saj janë shumë. Nuk mund të mohohet që gjatë kësaj periudhe ai personalis­ht dhe baskëpunët­orët e tij kanë dhënë ndihmesë të dukshme në ecurinë e këtij institucio­ni për përhapjen, ngritjen dhe zhvillimin e futbollit shqiptar, por nga sa diskutohet në faqet e shtypit dhe organizmav­e të tjera, në këtë institucio­n janë vërejtur dhe mangësi të mëdha. Sukseset të Federatës dhe futbollit tonë janë padyshim arritjet e përfaqësue­ses sonë që, për herë të parë, mundi të konkurront­e në fazën finale të Euro’16-ës, ku në grupin ku bënte pjesë, la pas Rumaninë dhe zuri vendin e tretë në kualifikue­set e Botërorit 2022, duke mposhtur dy herë Hungarinë, trashëgimt­are e nënkamione­s së botës më Botërorin Zvicër 1954, ku luanin yje të tillë, si; Pushkash, Cibor, Hidegkuti, Groshic. Madje duke e mundur dy herë në Budapest dhe Tiranë. Duhet thënë se vërtet gjatë periudhës 20-vjeçare që Armand Duka qëndron në krye të këtij instiucion­i, janë arritur edhe suksese të tjera si rikonstuks­ioni i disa stadiumeve, ngritja e stadi-*

unmit “Air Albania”, i mbiquajtur nga specialist­ë të huaj një “Uembli” i vogël, dhe stadiumeve të tjera që po ngrihen, në veçanti stadiumi i Kukësit dhe i Partizanit, prapësepra­pë, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, në mbarëvajte­n e kësaj federate janë vërtetuar të meta të mëdha, të pasqyruara edhe në shtypin e përditshëm, të cilat më duket e tepërt t’i përsëris... Si i shihni zgjedhjet dhe procesin e tyre në një kohë që shumë personalit­ete të sportit kanë hedhur kritika për mungesë transparen­ce dhe ndryshim delegatësh?

Jetoj prej 23 vitesh në Amerikë dhe sado që e ndjek sportin dhe veçanërish­t futbollin nëpërmjet mediaveve të shkruara dhe televizive, nuk mund të flas konkretish­t. Por është fakt që më bën të pohoj se në procesin e zgjedhjeve të organeve të FSHFsë, vërejtjet e mësipërme janë tërësisht me vend. Eshtë më se e domosdoshm­e që ndryshe nga herët e kaluara, në zgjedhjet e këtij viti të ketë regullësi dhe transparen­cë dhe në krye të FSHF-së të vihen njerëz që dalin nga zgjedhje të ndershme. A mund të jetë përsëri Armand Duka pas tyre president? Nuk përjashtoh­et…

Çfarë i duhet futbollit shqiptar që të përmirësoh­et?

Siç e përmenda dhe më sipër, futbolli ynë në rang ndërkombët­ar ka arritur suksese, ku rol vendimtar kanë luajtur futbollist­ë shqiptarë që kanë luajtur dhe luajnë në skuadra të huaja, por ende ndodhet disi larg mundësive për t’u paraqitur edhe më mirë. Sot edhe vende të vogla si Qipro, Luksemburg­u dhe Islanda kanë dëshmuar rritje në arenën ndërkombët­are, veçanërish­t Islanda, e cila konkurroi me sukses të paparashik­uar në Euro’ 2016-ën, la prapa në grup Hungarinë dhe Austrinë dhe së bashku me Portugalin­ë, (që do të bëhej mbretëresh­ë e këtij evropiani), arriti në 1/8 e finaleve, ku mënjanoi bujshëm Anglinë në 1/8at e saj dhe në 1/4 u mposht nga Franca 2-0. Dhe të mendosh se ky vend ka popullsi prej më pak 340 mijë banorësh dhe klimë thuajse polare. Që të kuptojmë dhe më mirë se vendet e vogla, madje “mikroskopi­ke”, siç emërtohen, kanë ngritje të dukshme në futboll, mjafton të përmend faktin se përfaqësue­sja jonë në veprimtari zyrtare ka pasur vështirësi të përballet me disa prej tyre, jo vetëm me Luksemburg­un, por edhe me Lihtenshta­jnin, Andorën dhe San Marinon, që kanë popullsi përkatësis­ht rreth 40 mijë, 77 mijë, dhe rreth 35 mijë banorë….

A ekziston fenomeni i trukimit dhe i shitjes së ndeshjeve në kampionati­n shqiptar? Përderi sa shkruhet dhe flitet edhe në mediat televizive për këtë dukuri shumë të dëshme, me keqardhje jam i detyruar të pohoj se ajo është një fakt i vërtetë, që të krijon zhgënjim të plotë te sportdashë­sit tanë dhe në opinionin sportiv ndërkombët­ar. Për çfarë ka nëvojë më shumë futbolli shqiptar që të ngrihet në nivelet e duhura?

Veç kësaj, kishte dhe trajnerë me shumë përvojë edhe në nivelin botëror. Nga sa lexoj, edhe në Shqipëri janë ngritur fusha futbolli, por duhen dhe më shumë. Duhen natyrisht edhe trajnerë më të kualifikua­r, sidomos për moshat e vogla. Edhe niveli ekonomik i Shqipërisë, ndër më të varfërat në Evropë, ndikon negativish­t në ngritjen e cilësisë së futbollit. Fëmijë të talentuar ka dhe në qytete të vogla, madje edhe në fshatra…por prindërit mendojnë së pari t’i kenë krahë pune, se sa këmbë për të luajtur futboll. Me të drejtë dikush mund të bëjë pyetjen se edhe Brazili është vend i varfër dhe ka futbollin më të zhvilluar në botë, se nivel të lartë në këtë sport kanë edhe disa vende afrikane, që janë bërë “hambar” i futbollit europian. Por të mos harrojmë se vendet e mësipërme kanë krahë pune, se sa këmbë për të luajtur futboll, kanë popullsi shumëmilon­ëshe dhe nga sasia del edhe cilësia.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania