Gazeta Dita

FITORET NUK IA SHIKOJMË, DËSHTIMET E LUMTUROJNË

-

Këto ditë më mori në telefon një miku im dhe më tregoi për vështirësi­të që kishte hasur për të lexuar shkrimin tim të disa ditëve më parë- më 11shkurt- me temë ’’Ai zjarri në përrua/kur u ndez e kur u shua’’ sepse shkronjat ishin shumë të vogla dhe rreshtat ngjitur me njeri-tjetrin sa u detyrua të përdorte lente zmadhuese. Mandej filloi të më fliste për Lulin tonë. Më tregoi se këto muajt e fundit Luli ka marrë një pamje të re, ka dëshirë të parakalojë para kamerave me hap të shtrirë e me kokën lart si fitimtar (pavarësish­t se prokurorët belgë ia prishën diçka humorin). Edhe në takimet që bën me përkrahësi­t e tij, e ka hequr podiumin, e ndjen veten më të sigurt e më komod duke qëndruar në mes njerëzve e duke u kthyer sa andej këtej që ta shikojnë të gjithë. Në vend të shprehjes ‘’zoti e bekoftë Shqipërinë’’ ka vendosur shprehjen aq aktuale për të ’’zoti e bekoftë Amerikën’’. Shumë të sigurt e ndjen veten tek dëgjon përfaqësue­sit e Amerikës që i hoqën qafe Saliun dhe po e ndihmojnë që të dalë fitimtar edhe në betejat e reja (Nuk dihet në se e kanë këtë gatishmëri e përkushtim për Lulin tonë përherë apo thjesht për koniuktura. Do ta shikojmë në vazhdim.) Sidoqoftë Luli ynë edhe zotin e ka zëvendësua­r me Amerikën në të gjitha fjalimet e bisedat e tij dhe çdo gjykim nuk mund ta përfundojë pa vlerësuar Amerikën. Kur e pyeta në se do ta mbajë këtë betim apo jo, miku ma ktheu me shprehjen ‘’Muri nuk luan, burri luan!’’ Luli ynë është i bindur se nga kjo kohë do t’i fitojë të gjitha betejat me kundërshta­rët e tij, pavarësish­t se ç’ka ndodhur seri tani. Asnjë herë nuk tha për fuqitë e tij, po do të fitojë se ka Amerikën pranë. Ka besim se do të fitojë edhe zgjedhjet, qoftë edhe ashtu si i fitoi kur mori detyrën e kryebashki­akut të Tiranës. Po edhe në se në zgjedhjet e reja të pjesshme për kryetarë të disa qyteteve nuk do të fitojë, ai nuk ka asnjë pendesë, se e ka planin B. Do të propagando­jë me të madhe se fajin e ka Saliu që përçau partinë Demokratik­e e që bashkëpuno­i me Ilirin me ‘’Shtëpinë e Lirisë’’ dhe forcuan pushtetin e Edi Ramës,duke krijuar trekëndësh­in e Bermudës. Miku im vijon më tej duke kujtuar se Luli ynë nuk e njeh aktin e dorëheqjes. Me të gjithë lufton dhe pas çdo beteje humbja e lumturon. Përherë i dh..r, po krenar. Ai ka humbur disa zgjedhje radhazi e prapë e ka shpallë veten fitimtar, përherë fajin e kanë patur të tjerët e gjithnjë ka premtuar se do ta shkatërron­te regjimin e hajdutëve. Deri tani ‘’i ka groposur’’ me fjalë gjithë kundërshta­rët. A të kujtohet-më thotë miku- ku Luli premtoi se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje me Edi Ramën? Po e harroi dhe mori pjesë edhe se Ramën nuk e mënjanoi. Përsëri tha se nuk do ta linte Edin të vidhte e të manipulont­e votat? Gjithë entuziazëm priste fitoren dhe vetëm kur u numëruan kutitë e fundit lëshoi piskamën se zgjedhjet janë vjedhur, se regjimi i Edi Ramës ka kryer masakër zgjedhore, se atë do ta mundte e nuk do ta linte të qetë të qeveriste deri në fund? Po Luli atë që thotë sot e harron nesër. Edi qeveris e ai kakaris pa mbarim Premtimet e tij janë si thotë populli ‘’ra shiu e dheu e piu’’. Këtë avaz ka përherë. Vështirë të besohet se Amerika do t’ia dhurojë fitoren si një buqetë me lule edhe në këtë rast të zgjedhjeve të pjesshme si shpreson Luli ynë. Ndofta këto nuk i quan të rëndësishm­e. Ai karrigen e ka të siguruar e nuk ia rrëmben dot Berisha e askush tjetër. Të paktën tani për tani. E dëgjova mikun tim për gjithçka më tha dhe nuk isha në gjendje ta kundërshto­ja për aq sa e njihja unë Lulin. Megjithë atë ai këtë radhë ka një diçka të veçantë, ka Amerikën në krah dhe kundërshta­rët e tij kryesorë, që i quan trekëndësh, shpreson t’i mundë e rrugën do ta ketë të hapur. Mbase! I qoftë e mbarë, në se do ta arrijë të paktën një fitore! Ta shikojmë si do të vijojë. Këtu do të jemi.

Veledin Abazi

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania