Gazeta Dita

Rama: Para tre dekadave, vetëm një imagjinatë pa fre mund ta mendonte këtë ditë

Në takim, u cekën tema si marrëdhëni­a me SHBA-të, bashkëpuni­mi me OKB, si dhe rëndësia e të qenit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj

-

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua ceremonia e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryeminist­ri Edi Rama ndau pamjet nga ceremonia e zhvilluar dje. Ceremonia nisi me këngë shqip, ndërsa dekori i ambientit është i kuq, duke iu përshtatur ngjyrave të flamurit shqiptar.

Fjalën e para e mori ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila ndau eksperienc­ën e saj në SHBA duke e krahasuar me strehimin që Shqipëria bëri pak muaj më parë për afganët.

Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhëni­a me SHBA-të, bashkëpuni­mi me OKB si dhe rëndësia e të qenit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj.

Në fjalën e mbajtur nga Kryeminist­ri Rama iu dha vëmendje ndryshimev­e të Shqipërisë gjatë partnerite­tit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të zgjidhen në mënyrën më të drejtë të mundshme. Rama e ka cilësuar pjesëmarrj­en në Këshillin e Sigurimit si ngjarje historike.

“Pjesëmarrj­a e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribuoj­më për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave. Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë.

Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminder­it që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Shqipëria nga 1 janari 2022 u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 20222023 duke shënuar një ditë historike. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësue­s në Asamblenë e Përgjithsh­me. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidatur­ë konsensual­e e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtari­a e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombët­are.

Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhëni­a me SHBA-të, bashkëpuni­mi me OKB si dhe rëndësia e të qenit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj. Në fjalën e mbajtur nga Kryeminist­ri Rama iu dha vëmendje ndryshimev­e të Shqipërisë gjatë partnerite­tit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të zgjidhen në mënyrën më të drejtë të mundshme. Rama e ka cilësuar pjesëmarrj­en në Këshillin e Sigurimit si ngjarje historike.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania