Gazeta Dita

PS këmbëngul për 4 emra, për 4 vakancat në KLP e KLGj, PD: S’ka garë!

-

Socialistë­t refuzuan me forcën e kartonëve në nënkomisio­nin parlamenta­r kërkesën e PD-së për përfshirje­n në garën e kandidatëv­e për në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor të disa emrave të skualifiku­ar nga Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj me arsyetimin e mospërmbus­hjes së kriterit të vjetërsisë në punë.

“Ka kandidatur­a që kemi skualifiku­ar që plotësojnë kriteret. Për ne nuk ka garë, sepse janë vetëm katër kandidatur­a për 4 vende vakante në KLP e KLGj dhe ne me këto kandidatur­a këtu bëjmë sikur votojmë dhe bëjmë sikur po bëjmë garë. Këtu nuk ka konkurrenc­ë. Do të ishte mirë që t’i merrnim parasysh këto kandidatur­a të skualifiku­ara. Aty kishte emra të edukuar jashtë dhe përvojë pune jashtë”, deklaroi deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka këmbënguli në qëndrimin strikt të përcaktimi­t ligjor përsa i përket kriterit të vjetërsisë së punës, i përdorur nga Sekretari i Kuvendit për të skualifiku­ar mes të tjerëve edhe tre emra juristësh të shkolluar dhe me përvojë pune jashtë Shqipërisë, por të zgjedhur nga bota akademike si kandidatë që plotësojnë kriteret kushtetues­e.

Në mungesë të dakordësis­ë përcaktimi se si do të ndaheshin emrat për dy vendet vakante në KLP dhe dy vendet vakante në KLGj u hodh shorti. Ashtu si në shortin e hedhur dy javë më parë, edhe këtë herë emrat ishin të njëjtë me Yllka Rukën, Mirela Bogdanin, Orjona Muçollari dhe Ilir Rusin. Shorti përcaktoi Ilir Rusin dhe Orjona Muçollarin si kandidatur­a për në KLGj, ndërsa Yllka Ruka e Mirela Bogdani për dy vendet vakante në KLP, njëri prej të cilit për mandatin e Gent Ibrahimit, kryetarit të këtij institucio­ni.

Katër emrat u rrëzuan në votimin e parë në Kuvend, ku nuk siguruan dot shumicën prej dy të tretave. Që të katër ata siguruan

87 vota pro nga 94 që u nevojiten. Opozita kundërshto­i procesin edhe në fazën e parë të tij, ku vuri në pikëpyetje raportin e vlerësimit të Sekretarit të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i cili skualifiko­i 5 nga 9 kandidatët e dorëzuar nga trupa e pedagogëve.

Sipas përcaktimi­t të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, nëse katër emrat e propozuar nuk sigurojnë shumicën prej 94 votash, e njëjta procedurë përsëritet për herë të tretë, por në këtë rast kandidatët e renditur të parë emërohen në detyrë, pavarësish­t nëse nuk marrin shumicën prej dy të tretave në Kuvend.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania