Gazeta Dita

A do i raportojnë zyrtarët e UEFA-s shkeljet e Dukës te Ceferini? Çfarë thotë i dërguari Nikola

-

Manipulimi i zgjedhjeve nëpër shoqatat rajonale ka bërë që UEFA të sjellë mision monitorimi në Tiranë. Delegacion­i i UEFA-s, me mision monitorimi­n e procesit zgjedhor në Federatën e Futbollit, nisi punën këtë të hënë. Tre zyrtarët mbërritën nga Zyrihu në zyrat e FSHF-së, ku janë njohur me zhvillimet e fundit dhe kanë kërkuar informacio­n të imtësishëm për proceset zgjedhore në shoqatat rajonale, të cilat kanë paditur Armand Dukën për manipulime dhe trukim të rezultatit, me qëllim paracaktim­in e rezultatit për presidenti­n aktual. Por a do ta raportojnë revizorët e UEFA-s siç duhet situatën e dukshme manipulati­ve ku është përfshirë FSHF, konfliktet e interesit, përdorimi i rrogtarëve në fushatë, si dhe humbja juridike që pësoi në Gjykatën e Tiranës?

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri, pasi të njihet me të gjitha problemati­kat, pretendime­t e palëve dhe të shqyrtojë dokumentac­ionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA-s do të përgatisë një raport të detajuar, i cili do t’i paraqitet Presidenti­t të UEFA-s, Alexander Ceferin, kryeminist­rit Edi Rama, si edhe FSHF-së. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuar­a nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluar­a. Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashki­aku Erion Veliaj, dhe ka regjistrua­r Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës. Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashki­akut Veliaj duke njohur manipulime­t e organizuar­a nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporativ­e) dhe Jan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregullore­ve), që nga dita e hënë janë në vendin tonë duke shqyrtuar dokumentac­ionin e FSHF-së për ligjshmëri­në e zgjedhjeve.

Siç u shpreh vetë Luka Nikola, “objektivi kryesor ishte të vlerësohej ky proces zgjedhor i institucio­nit të futbollit, për të cilin kanë lindur dyshime të mëdha se ka baza të shëndosha ligjore”.

“Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidenti­t të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeminist­rin e Shqipërisë, si dhe me Presidenti­n e Federatës Shqiptare të Futbollit. Objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së, si edhe Asamblenë e Përgjithsh­me të Zakonshme Zgjedhore, të planifikua­r për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtat­shëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojm­ë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, tha Nikola.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania