Gazeta Dita

Rama nga SHBA: Është meritë 100% e tij, çështje e së shkuarës

Kryeminist­ri Rama flet nga SHBA për zgjedhjet e 6 marsit, shkarkimin e Metës, “non grata”-n e Berishës dhe situatën në Ukrainë

-

“Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës”. Kështu ka deklaruar kryeminist­ri Edi Rama në konferencë me gazetarët nga SHBA.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo nuk ka lidhje me faktorë të jashtëm dhe sipas tij të pretendosh një gjë të tillë do të thotë të akuzosh për korrupsion shtetin amerikan gjë të cilën ai e cilësoi absurde pasi përndryshe ky shtet do ishte në diktaturë.

“Kemi arritur atë që kemi dashur kur jemi nisur qoftë me organizimi­n e djeshëm kur ishim së bashku në Nju Jork ku kishim një audiencë të gjerë për mesazhet tona në Këshillin e Sigurimit edhe në takimin me sekretarin amerikan ku kemi rrokur tema e bashkëpuni­mit tonë me SHBA., Mendoj që ne kemi ditur të ndërtojmë mbi bazën e mëparshme dhe të çojmë politikën tonë në një nivel tjetër. Kjo nuk është merita ime personale por e të gjithë atyre që kanë bashkëpunu­ar me mua.

Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. Për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencoh­et nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohe­t për qëllime të të tretëve. Këto janë vendime që merren me procese të mirë përcaktuar­a dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do të loboheshin kaq kollaj do ishin peng i diktaturav­e dhe regjimeve. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë, SHBA kanë tjetër qasje dhe tjetër mënyrë funksionim­i. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më për të ardhur keq janë ata që e besojnë. Çështjet e Sali Berishës janë të së shkuarës“, tha Rama.

Për shkarkimin e Metës dhe zgjedhjet e 6 marsit Kryeminist­ri Edi Rama nuk pranoi të komentonte vendimin që Gjykata Kushtetues­e mund të marrë për shkarkimin ose jo të presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Nga Uashington­i ku zhvilloi një bashkëbise­dim me gazetarët shqiptarë, Rama tha se nuk do shumë “mend” për të kuptuar që Gjykata do e shkarkojë presidenti­n, por tha se është koha që të flasë gjykata. Pyetje: Çfarë do ndodhë me Ilir Metën

nëse Gjykata Kushtetues­e do e shkarkojë?

Rama: Nuk janë telepati, por janë analiza që s’janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamikën, por duke qenë se Ilir Meta është në gjykim nga Gjykata Kushtetues­e, s’do doja të hyja në këtë grackë që më ngrite. Sepse mendoj që është koha që t’i lihet Gjykates Kushtetues­e fjala e mundësia që të vendosë në vend nderin e nëpërmkëmb­ur të Kushtetutë­s.

Kryeminist­ri Edi Rama gjithashtu tha se është i bindur që kryedemokr­ati Lulzim Basha nuk do fitojë asgjë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Rama tha se Basha s’do fitojë, as në këto zgjedhje dhe asnjëherë.

“Kjo nuk është telepatia, Basha nuk fiton, s’fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do ti qëndrojë besnik profilit të vet, nuk diskutohet”, tha Rama.

Për situatën në Ukrainë: Rusia nuk është armiku i Shqipërisë dhe NATO-s, i kemi rivalë

Kryeminist­ri Rama tha gjatë takimit me gazetarë në New York se Shqipëria është më e respektuar aktualisht në arenën ndërkombët­are, duke u nisur nga prania e tanishme në Këshillin e Sigurimit si edhe marrja e presidencë­s së këtij këshilli në qershor. Rama tha se edhe pse jemi një vend i vogël, qeveria shqiptare i ka thënë hapur qëndrimet e veta duke qenë një vend në aleancë të ngushtë me SHBA-të dhe Perëndimin.

“Asnjë nuk e kishte kurajon ta shikonte në ëndrrën më të guximshme disa vite me parë. Jemi në Këshillin e Sigurimit siç ishim në krye të OSBE-së. Jemi një vend i vogël, nuk pretendojm­ë të luajmë role që s’na takojnë, por i kemi dhënë vendit dinjitet dhe respekt që nuk i kemi patur deri dje. Në çdo tryezë ne sillemi si të barabartë dhe trajtohemi si të barabartë nga kushdo qoftë”, tha Rama. Kryeminist­ri theksoi se Rusia nuk shihet si një vend armik, por një shtet rival për shkak të zhvillimev­e gjeopoliti­ke.

“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik. Rusia nuk është një vend kundërshta­r. Unë këtë kam thënë në çdo instancë. Rusia nuk është armik i yni dhe as i aleancës tonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopoliti­kës. Besoj që çdo mundësi çdo rast, çdo shans për komunikim duhet shfrytëzua­r maksimalis­ht”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania