Gazeta Dita

PD, faksimile për incenerato­rët: Firmosën 17 procedura brenda një dite, e panjohura me zero lekë arkëtoi 22 milionë euro

-

Partia Demokratik­e ka publikuar sot të tjera dokumente në lidhje me incenerato­rin e Elbasanit. Bëhet fjalë për disa dokumente ku është firmosur Draft Kontrata dhe shkresa e kredisë që është marrë për incenerato­rin e Elbasanit.

PD thekson se asokohe, ministër i Mjedisit, Lefter Koka ka pasur debate me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani për dhënien e koncesioni­t për kompaninë në pronësi të bashkëshor­tes së Mirel Mërtirit, administra­toren e Albtek, Stela Gugallja.

Sipas PD-së, në datën 16 dhjetor të vitit 2014 u përshpejtu­an 17 procedura brenda ditës.

APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithsh­ëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.

Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.

Hartohet si kontratë përfundimt­are dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.

Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.

Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!

Pas firmës që Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithsh­ëm në kryeminist­ri Agaci hodhi për ndërtimin e incenerato­rit të Elbasanit nga e panjohura Gugallja të dhënë në 17 dhjetor. Ai mblodhi dhe një herë gjithë ministrat e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit për të dhënë një tjetër leje, atë të ndërtimit të këtij incenerato­ri dhe kjo leje u firmos në fund të janarit 2015.

Pak ditë më vonë në kantierin e punimit të kompanisë Albtek Energy shfaqet kompania e Integrated Technology Services me pronar Klodian Zoton. Përballë Zotos në të njëjtën tavolinë do të ishte përfaqësue­si i Albtek Energy, Enid Dine (inxhinieri që priti deputetët e Komisionit Hetimor të Incenerato­rëve në incenerato­rin e Fierit).

Kështu Klodian Zoto do të ishte nënkontrak­tori i punimeve të kompanisë Albtek Energy që kishte fituar një tender me vlerë 22 mln euro përmes një negocimi pa shpallje dhe me 17 procedura brenda një dite.

Të dhëna të tjera dalin nga Komisioni Hetimor i Incenerato­rëve në lidhje me aferën që Partia Demokratik­e e konsideron si “Afera e Shekullit” për vjedhjen e 430 mln eurove përmes një skeme piramidale dhe pastrimi parash.

Sipas të dhënave rezulton se kompania e zotëruar nga Stela Gugallja, Albtek Energy, ndonëse u mbështet nga qeveria me një negocim pa shpallje edhe 17 procedura brenda një dite rezulton të mos ketë pasur asnjë lek në xhep për investimin tek incenerato­ri Elbasanit.

Dokumenti i shfaqur tregon se kompania e Stela Gugallja ka marrë një konc- esion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, Gjiknurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesioni­n.

Kompania nuk përmbushte jo vetëm kriterin ekonomik dhe financiar, por nuk përmbushte as kriterin teknik, pasi nuk zotëronte as eksperienc­ë por as teknologji për ndërtimin e impianteve. Kjo është arsyeja se ende pa fituar kontratën, por duke pasur sigurinë se ajo do ishte fituese, lidh kontratë me çelësa në dorë për ndërtim impianti me shoqërinë Energy Recuperato­r.

– Damian Gjiknuri një tjetër koncesion Mirel Mërtirit, 25 vjet të tjera për prodhimin e energjisë.

Dokumentet e shfaqura dje në takimin e komisionit hetimor të incenerato­rëve përfshijnë edhe më shumë ish ministrin Gjiknuri, sot sekretar i përgjithsh­ëm i PS, në aferën e incenerato­rëve.

Në një VKM të firmosur edhe nga zoti Gjiknuri, rezulton se kompanisë Albtek Energy i është dhënë një tjetër koncesion për 25 vjet në prodhimin e energjisë elektrike që i shtohet koncesioni­t me vlerë 22 mln euro për 7 vite dhënë në vitin 2014 me 17 procedura brenda ditës. Sot, incenerato­ri është jashtë funksionit ndërkohë që provat e nxjerra në aferën e tij tregojnë se kompanitë e incenerato­rëve kanë krijuar një skemë piramidale ku pronarët paguajnë veten e tyre ndërsa shqiptarët paguajnë kredinë që pronarët marrin për t’u vetëfinanc­uar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania