Gazeta Dita

Soreca: Një tjetër hap i rëndësishë­m në konsolidim­in e Reformës në Drejtësi!

-

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndet­ur emërimin e anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë. Me një postim në “Tëitter”, ai thotë se tashmë me emërimin e gjyqtares Arbena Ahmeti nga Presidenti Ilir Meta, është arritur kuorumi i duhur për këtë Gjykatë dhe shton se ky është një tjetër hap i rëndësishë­m në konsolidim­in e Reformës në Drejtësi.

Dokumentet nga komisioni hetimor për incenerato­rët tregojnë se si ish ministri Koka nga entuziazmi i suksesit të një gare pa garë për t’i dhënë një koncesion 7-vjeçar një kompanie pa të ardhura dhe pa asnjë eksperienc­ë ka firmosur një “Draft Kontratë” që do t’i jepte 22 mln euro zonjës Stela Gugallja.

Dokumentet e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpuni­m me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaçit, por në kundërshti­m me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratim­in e qatë të ish-ministrit Cani kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sot, incenerato­ri i Elbasanit është një skenë krimi!

Në datën 16 dhjetor u përshpejtu­an 17 procedura brenda ditës që janë si më poshtë:

Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për incenerato­rin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.

Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.

Përcaktohe­t abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.

Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.

Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)

Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrj­es në 16 dhjetor (Ahmetaj)

Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)

Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)

Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)

Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.

Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es në 16 dhjetor.

Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës brenda datës 16 dhjetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania