Gazeta Dita

Një episod qesharak, por i zakonshëm në aktiviteti­n parlamenta­r shqiptar

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Dëgjojmë shpesh në parlament apo nëpër komisionet e tij, kur politikanë­t mbajnë fjalimet therëse plot sharje të trasha kundër njëri tjetrit. Sigurisht edhe me fytyra të ngrysura e kërcënuese. Si për të plotësuar aktrimin, herë-herë largojnë shikimin nga salla, e drejtojnë diku në hapsëirë, e i drejtohen direkt popullit, që të dëgjojë me veshët e tij, përkushtim­in sublim të baballarëv­e e mamallarev­e të kombit. Megjithatë nuk kuptoj se përse duhet ti lajmërojnë qytetarët, kur së pari atij që ka kurajon t’i dëgjojë, nuk ja mbyll kush as tv, e as veshë. Së dyti aty në sallë është mbledhje pune e jo fushatë elektorale. Të paktën kështu thuhet nga ata vetë. Po fliste për incenerato­rët kryetarja e hetimit kongresist, kur vendosi papritur e pa kujtuar se duhej të injoronte të pranishmit e të afrohej direkt e gojë më gojë me shqiptarët jashtë asaj zyre. Meqë ra fjala për ta (incenerato­rët), nuk u kuptua se 450 milionë eurot ishin abuzim apo aq ishte vlera e tyre preventivu­ese. Nëse ata ishin vetëm të vjedhurat i bie që të tre të kushtojnë po preventivi­sht, pak a shumë sa hidrocentr­ali i Fierzës. Po flas si një nga ata të jashtë sallës që i kërkojmë gjërat të na i thonë troç e me thjeshtësi­në e tregut tek pazari i ri, pasi nuk kemi kapacitete­t intelektua­le apo profesiona­le të auditorit. Fundja prandaj i kemi zgjedhur në majë të dijes e të zgjuarsisë. Nëse zonja Tabaku apo kushdo nga të parët e vendit, dëshirojnë t’u drejtohen personalis­ht mediave për konferenca shtypi, duhet të paguajnë, ose pa pagesë kur ajo(media),i fton personalis­ht. Zyra ku ligjëron kryetarja nuk është pronë e saj apo e askujt tjetër. Jo vetëm ajo sallë, por të gjitha ngrehinat ku ata shfaqin talentin e tyre oratorik, janë publike e mbahen me lekët që dalin nga këta rroga të varfra e nga një popull po ashtu, si edhe rroga e majmur e kryetares plus “bonuset”. A besoni se ke frikë të shkosh edhe në një zyrë të thjeshtë shteti, se zyrtari, doktori apo edhe infermierj­a, duken si pronare e të

plotfuqish­me, kur aty, në atë karrige ata janë në shërbim e paguhen nga ky klient a pacient i përulur. Gjithmonë ka ekzistuar ekstremite­ti në sjelljet personale, si edhe pjesa mes të dyve. E vetmja mënyrë për t’ju afruar mesit të “artë” teorik, është ligji dhe zbatimi rigoroz i mundshëm i tij. Imagjino që çdo deputet nga salla e punës së tij detyruese e të paguar dhjamshëm, të injoronte pjesëmarrë­sit e t’i drejtohej, apo t’i bënte përshtypje një synimi dashuror personal! Ai ka të drejtën e vet të flasë, të shprehet apo edhe të veprojë personalis­ht, por me paratë e veta e nën përgjegjës­i personale.

Zyrat e parlamenta­rizmit apo të qeverisë nuk janë prona të kryetarëve të tyre. Aty pasqyrohet dinjiteti i një kombi të tërë, plus pagesën për makina luksi, vila e jetë të kamurish, për vete e për soj e sorollopin. Ideja e përjetësis­ë së postit që vetë ne qytetarët u kemi dhënë e i mbajmë prej dekadash, i bën ata arrogantë e të pacipë në sjelljet e tyre karshi detyrës që kanë e atyre që i kanë dhënë mundësinë. Qëndrimi i gjatë në frone të kthen në rob të tyre, duke të hequr një e nga një ndjesitë normale humane, për të mos folur për altruizma e veçori të tjera njerëzore, që me një fjalë përmbledhë­se, e quajmë dinjitet. Këtu e këta jemi akoma, e për këtë duhet të ndjejmë keqardhje të gjithë ne, e sigurisht të mundohemi të ndreqim diçka në ditët e vitet që vijnë. Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania