Gazeta Dita

“Dubai refuzon ekstradimi­n e eldi Dizdarit në itali, po kthehet në strehë të kriminelëv­e!”

-

Emiratet e Bashkuara Arabe i japin një tjetër goditje drejtësisë së dy vendeve. I njohur si Denis Matoshi, kërkohej në kuadër të operacioni­t “Kompania Bello” në Itali-Shqipëri, për kartelin shqipfolës të trafikut të kokainës, nga Amerika Latine për në Europë. U arratis dhe fsheh në Dubai para dy vitesh. Vendi arab ka rrëzuar edhe kërkesën për ekstradimi­n e Florenc Çapjas

Një tjetër goditje e fortë për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm, nga ana e Emirateve të Bashkuara arabe. denis Matoshi, i njohur ndryshe edhe si Eldi dizdari, i arrestuar në dubai prej gati dy vitesh, si pjesë e organizatë­s kriminale ndërkombët­are shqipfolës­e “Bello”, të trafikut të kokainës, nuk do të ekstradohe­t në itali. Lajmin e kanë publikuar dje mediat belge. Belgjika thekson se Emiratet e Bashkuara arabe nuk kanë lejuar ekstradimi­n e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të “Camorra”, Rafaele Imperiale. Dubai tashmë është konfirmuar si ‘oazi’ i ViP-ave të krimit, të cilët mjaftojnë të shkojnë atje, të aplikojnë për azil dhe të mos ekstradohe­n kurrë, pavarësish­t veprave penale që kanë kryer dhe vendimeve të gjykatave respektive. Nëse më herët ishte refuzuar interpol tirana në disa raste, së fundmi goditje ka marrë edhe drejtësia në itali.

Shkak për këtë lajm të mediave belge është bërë arrestimi në Emiratet e Bashkuara arabe i të shumëkërku­arit nga Belgjika për trafik kokaine, Farhan Bouzambou. Mediat belge ngrenë pikëpyetje lidhur me ekstradimi­n e tij në të ardhmen, duke sjellë për analogji rastin e shqiptarit dhe italianit, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritete­t e Emirateve të Bashkuara arabe. “denis Matoshi, alias Eldi dizdari, një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i arrestuar në dubai si pjesë e organizatë­s kriminale të trafikut të kokainës, nuk do të ekstradohe­t në itali”. Kështu shkruante një media në Belgjikë, ku nënvizon se, “Emiratet e Bashkuara arabe nuk kanë lejuar ekstradimi­n e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra, Rafaele imperiale”. Në artikull, Matoshi cilësohet si ‘mbreti i drogës shqiptare’.

Për Belgjikën, ekstradimi i Bouzambou do të jetë një rast i rëndësishë­m provë. Ministri i drejtësisë Vincent Van Quickenbor­ne nënshkroi një traktat ekstradimi në abu dhabi vitin e kaluar, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ndërkohë mediat belge e konsideroj­në dubain si shtëpinë e kriminelëv­e, ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

Më herët, dubai kishte rrëzuar edhe kërkesën e drejtësisë shqiptare për një tjetër të shumëkërku­ar për organizatë kriminale në Elbasan, pikërisht Florenc Çapjas, i cili ka ofruar edhe 50 mijë dollarë garanci bankare për azilin që i është dhënë paraprakis­ht.

dizdari akuzohet si kreu i një karteli shqipfolës të kokainës, nga amerika Latine për në Europë, e madje si një prej krerëve të saj. Gjithashtu ka dalë edhe i implikuar në ngjarjen e njohur si “Masakra e ish-Bllokut” në tiranë, me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur.

 ?? ??
 ?? ?? Eldi Dizdari dhe lajmi në median belge
Eldi Dizdari dhe lajmi në median belge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania