Gazeta Dita

I janë sekuestrua­r 1 mln euro për korrupsion­in me operacione­t në zemër, GJKKO i ‘jep bisturinë’ kardiologu­t, Edvin Prifti i rikthehet profesioni­t

-

Një vit pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, kardiologu Edvin Prifti fiton të drejtën për të ushtruar profesioni­n e mjekut. Gjykata e Posaçme e ka pranuar kërkesën e tij për të ushtruar profesioni­n, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet. Më herët mjeku kishte depozituar disa kërkesa për licencën dhe njëkohësis­ht për rikthimin e parave të sekuestrua­ra, pak më shumë se 1 mln euro, por GJKKO ia kishte rrëzuar. Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekret­arja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, (e dënuar për çështjen e korrupsion­it në drejtësi pak ditë më parë, për t›i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim, pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkelejda

Hoxha. Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin dhe sekretaren e tij, që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestrua­n në total pak më shumë se 1 milionë euro. Ndërsa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhëni­es, ashtu edhe të ushtrimit të profesioni­t. Bashkë me të u morën nën hetim kryeinferm­ierja dhe sekretarja, teksa sipas SPAK janë gjetur blloqe dhe zarfe me euro, që dyshoheshi­n si pagesa për operacione­t e kardiokiru­rgut. Prifti ka thënë se paratë janë të ardhura nga biznesi dhe aktivitete­t financiare të gruas. Por prokurorët thanë se shumica e parave i janë gjetur edhe në një kasafortë në zyrën e tij në spital.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania