Gazeta Dita

ILD kërkon masë për 2 prokurorët që liruan ramën: Vrasja e policit hoxha mund të ishte shmangur!

-

Mbyllet hetimi proceduria­l nga Inspektori­ati, Artur Metani i kërkon KLP-së masë ndëshkimor­e me “vërejtje publike” për dy magjistrat­ët e Prokuroris­ë Lezhë. Termodinam­ika e tyre ndikoi në ngjarjen fatkeqe të 28 shtatorit 2021 në Vain. Dëshmori Saimir Hoxha u vra në krye të detyrës, gjatë operacioni­t antidrogë. Por shkeljet e dy prokurorëv­e çuan në lirimin e 21-vjeçarit Aldi Rama. Nëse do ishte në qeli, s’do kishte ndodhur vrasja

Nëse 2 prokurorët e dosjes do ta kishin bërë punën e tyre sipas procedurav­e të Kodit Penal dhe ligjit, efektivi i krimeve në Policinë e Lezhës, dëshmori Saimir Hoxha, mund të mos ishte ekzekutuar nga 21-vjeçari aldi Rama, mëngjesin e 28 shtatorit të kaluar. Ky krim i rëndë mund të mos kishte ndodhur, nëse hetimet do ishin bërë brenda afateve dhe i riu do të ishte pas hekurave, pasi ishte arrestuar më parë nga vetë viktima për posedim droge. Kjo termodinam­ikë fatkeqe në abuzim të dyshuar detyre nga magjistrat­ët, dukshëm ka sjellë rezultatin fatal për nënkomisar­in.

Në këtë përfundim ka dalë inspektori i Lartë i drejtësisë, artur Metani, i cili ka vënë re shkelje dhe parregulls­i dhë kërkon procedim disiplinor për prokurorët. Në kërkesën e drejtuar Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, iLd kërkon hetimin ndaj dy magjistrat­ëve, emrat e të cilëve nuk publikohen për momentin, pasi “pasojë e veprimeve të kryera ka ardhur pasoja e rëndë e humbjes së jetës së policit”.

iLd konkludon se “si rezultat i veprimeve dhe mosveprime­ve në mospërmbus­hje të detyrës funksional­e, si prokuror gjatë hetimeve paraprake, prokurori F. G., ka bërë dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë, në tejkalim të afatit të paraburgim­it për të pandehurin, ç’ka ka sjellë për pasojë konstatimi­n nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” dhe ka caktuar për aldi Ramën “arrest në shtëpi”. Kjo sjellje, sipas iLd përbën “mospërmbus­hje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrollua­r hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedural­e penale”.

Nga ana tjetër, iLd thotë se “prokurori M.L., pa shkaqe të arsyeshme, ka lejuar moszbatimi­n e Udhëzimit të detyrueshë­m

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania