Gazeta Dita

Gjykata nuk bindet, 35 ditë paraburgim për ksollën, i kërkon prova Prokuroris­ë

-

Shkalla e Parë Shkodër la në arrest me burg me afat të ndaluarin e dyshuar, Eduart Ksolla, që ka mohuar autorësinë e ekzekutimi­t të punonjësit të Ujësjellës­it, në fshatin Grudë e Re. Prokuroria tha se prova janë mbetjet e barutit dhe nitriteve në duart e 30-vjeçarit, si dhe motivi i hasmërisë, pasi ka marrë gjakun e babait, i vrarë nga Tonajt në vitin 1996

Prokuroria nuk mundi ta bindtte dot plotësisht Gjykatën e Shkodrës ditën e djeshme, për implikimin direkt në ekzekutimi­n e Prek Tonajt, të të ndaluarit Eduart Ksolla, nën motivin e dukshëm të gjakmarrje­s. “Arrest me burg”, por me afat 35 ditë, ka dhënë gjykata e shkallës së parë ndaj 30-vjeçarit, që e ka mohuar akuzën dhe ka dhënë alibi për vendndodhj­en. Prokuroria tha se prova bazë janë gjurmët e barutit dhe nitritet e zbuluara në teshat dhe duart e të riut. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 shkurtit, në fshatin Grudë e Re, brenda një lokali ku viktima 47-vjeçar dhe baba i katër fëmijëve, po pinte kafen. Pasi i ka thënë fjalinë “a e di se na ke borxh”, autori i maskuar dhe me kapele, e qëlloi punonjësin e Ujësjellës­Kanalizime­ve për vdekje, me breshëri kallashnik­ovi.

Në seancën gjyqësore, i pandehuri Ksolla nuk ka folur, ndërsa ka mbajtur fjalë vetëm avokati i tij. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin. Por i riu gjatë deponimit pak orë pas ndalimit, dha argumente se ku ndodhej në momentin e atentatit. Ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë, pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon Ksollën, gjykatësja e çështjes ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me afat 35 ditë.

Ksolla u arrestua 24 orë pas vrasjes së Tonajt. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrje, ndërsa Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996, nga një nga anëtarët e familjes Tonaj. Pas arrestimit, Ksolla mohoi të ishte ai autori i ngjarjes, duke deklaruar se nuk kishte qenë në vendngjarj­e në momentin kur ndodhi krimi, por nga ana tjetër hetuesit gjetën shenja baruti në duart e tij. Autori besohet se ka pasur edhe bashkëpunë­tor, por gjatë kontrollit të banesës nuk iu gjetën prova të tjera bindëse dhe as arma e krimit.

Prek Tonaj është vëllai i tretë viktimë e sagës së hasmërisë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë konfliktes­h të ndryshme, me dy fiset Hasanaj dhe Ksolla. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm, kur Pal Ksolla, pas një debati në burg, vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait, duke vrarë Pal Ksollën. Ndërsa në 2011, familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj, për çështje votash, por më pas janë konfliktua­r në urën e Dukagjinit dhe ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllai i dytë i Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011, Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje në një sulm të shpejtë po për hasmëri. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër, ishin autorë të tentativës dhe u proceduan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania