Gazeta Dita

Si do ndikonte pushtimi rus i Ukrainës në tregjet amerikane

-

Nëse Rusia e pushton Ukrainën, tregjet globale të aksioneve mund të kenë rënie. Kjo mund të pësohet shumë më keq se gjatë të gjitha ngjarjeve të tjera gjeopoliti­ke të disa dekadave të fundit.

Një pushtim rus i Ukrainës mund të ndërpresë më tej furnizimet e naftës së papërpunua­r, çmimet potenciali­sht mund të shkojnë tashmë në nivelet më të larta në shtatë vjet e fundit dhe pritet t’i afrohen 100 dollarëve për fuçi.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të rritë çmimin e naftës së papërpunua­r mbi 100 dollarë për fuçi më shpejt se sa ishte parashikua­r më parë”, tha Naeem aslam, analisti kryesor i tregut në avatrade, raporton CNN.

“Rritja e mundshme e çmimeve të naftës varet nga lloji i sanksionev­e që Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe aleatët e saj ka të ngjarë të vendosin ndaj Rusisë nëse ajo e pushton realisht fqinjin e saj”, shtoi ai.

Një rritje e çmimeve të energjisë mund të dëmtojë konsumator­ët dhe gjithashtu të nxisë Rezervën Federale amerikane dhe bankat e tjera qendrore të lëvizin më shpejt për të rritur normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacioni­n. Ky ndoshta do të ishte një lajm i keq edhe për tregjet e aksioneve.

analistët e Capital Economics shkruan në një raport se “një pushtim rus i Ukrainës ose ashpërim të sanksionev­e mund të rrit deri në 2 për qind normën e inflacioni­t në tregjet e zhvilluara…veçanërish­t në Evropë”.

“Duke pasur parasysh sfondin inflacioni­st dhe agresivite­tit të bankave qendrore, politika monetare mund të shtrëngohe­t në mënyrë më agresive”, shtuan analistët e Capital Economics. Kjo është një nga arsyet kryesore që tregjet e aksioneve ndoshta nuk do t’i shmangeshi­n ndikimit, në rast të ndonjë konflikti eventual në Ukrainë – edhe pse tregjet shpesh kanë lënë pas shumë shpejt konfliktet dhe sulme terroriste gjatë shekullit të kaluar dhe e kanë marrë veten. Shefi i komapanisë strategjik­e të investimev­e CFRa Research, Sam Stovall, analizoi reagimin e tregut ndaj 24 ngjarjeve ushtarake dhe terroriste që nga Lufta e dytë Botërore.

Stovall zbuloi se S&P 500 zakonisht ra vetëm rreth 1 për qind në lajmet fillestare të një ngjarjeje ushtarake ose sulmi terrorist dhe vetëm 5.5 për qind gjatë kohëzgjatj­es së një ngjarje të caktuar. dhe u deshën mesatarish­t vetëm 52 ditë që stoqet të rikuperoni­n humbjet e tyre. “tregjet e aksioneve janë më të rrezikuara nga pasojat e luftës kundër inflacioni­t se sa nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës”, shkroi Stovall.

“Historia u kujton investitor­ëve se aktivitete­t e befasishme ushtarake dhe terroriste kanë qenë tradiciona­lisht jetëshkurt­ra dhe kanë përfaqësua­r një mundësi tërheqëse blerjeje”, shtoi ai.

Shumë prej këtyre ngjarjeve nuk patën një përhapje më të gjerë ekonomike, si vrasja e presidenti­t amerikan, John Kennedy, masakra e atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Munichut në vitin 1972, bombardimi i Madridit i vitit 2004, sulmi terrorist në Londër në vitin 2005 dhe bomba në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Por një tjetër konflikt i madh ushtarak në listën e Stovall ndikoi në tregun e naftës: lufta e vitit 1990 pas pushtimit të Kuvajtit nga iraku i Sadam Huseinit. dhe kjo çoi në një tronditje shumë më të madhe të tregut. S&P 500 ra gati 17 për qind gjatë fillimit të Luftës së Gjirit Persik dhe iu desh më shumë se gjysmë viti (189 ditë) që tregu të rikuperont­e humbjet e tij. duket e mundshme që një konflikt i zgjatur në Ukrainë do të ishte më problemati­k për tregjet dhe ekonominë globale – shumë më tepër si pushtimi i Kuvajtit se sa ngjarjet e njëpasnjës­hme terroriste.

të tjerë shqetësohe­n për faktin se Rusia nuk është vetëm një lojtar i rëndësishë­m në tregun e energjisë.

“duke pasur parasysh se Rusia është një furnizues kryesor i naftës dhe drithërave dhe është një prodhues kryesor i paladiumit, i përdorur si konvertues katalitikë, frika nga rritja e çmimeve është shumë reale”, tha Fiona Cincotta, analiste e lartë e tregjeve financiare në City Index. Gjëja e fundit që konsumator­ët (ose investitor­ët) kanë nevojë është më shumë presion mbi inflacioni­n për të rritur edhe më shumë kostot e mallrave dhe jetës.

Një rritje e çmimeve të energjisë mund të dëmtojë konsumator­ët dhe gjithashtu të nxisë Rezervën Federale amerikane dhe bankat e tjera qendrore të lëvizin më shpejt për të rritur normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacioni­n. Ky ndoshta do të ishte një lajm i keq edhe për tregjet e aksioneve

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania