Gazeta Dita

Akuzohet se vendosi tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, Gjykata prish arrestin dhe liron biznesmeni­n Arlen Hasanaj. Plaga në dorë nuk mjaftoi

-

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj. Gjykata e Durrësit ka pranuar dje pas tre javësh nga ndalimi, kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg, në detyrim paraqitjej­e për 36-vjeçarin biznesmen. Provat e grumbullua­ra nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata, e cila ndryshoi masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00, të 25 janarit. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, ku i riu i dyshuar, që kishte edhe biznes pranë vilës së kreut të FSHF-së, ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimi­t në zonë shfaqet Policia. Sipas avokatiti mbrojtës, provat e grumbullua­ra prej tyre u pranuan nga gjykata. Vendimi u apelua një ditë pasi u caktua masa ‘arrest me burg’ për Arlen Hasanajn. “Provat që kemi dorëzuar që në gjyqin e shkuar u morën në konsiderat­ë kësaj radhe dhe u kryen të gjitha akt-ekspertiza­t për çdo dyshim që kishin në lidhje me shenjat e gishtërinj­ve, plagës në dorë etj. Gjithashtu u konfirmua nëpërmjet pamjeve filmike se Hasanaj në momentin e ngjarjes ndodhej në një zonë tjetër, pasi u rakorduan itineraret”, tha avokati. Por Policia dhe Prokuroria thanë se ka prova të mjaftueshm­e se Hasanaj është i dyshuari kryesor i krimit, sikurse edhe gjurmët e lëndës plasëse që iu konstatuan në duar e tesha. Gjykata e Durrësit vendosi më 29 janar “arrest me burg” ndaj Arlen Hasanajt, që nuk e pranoi krimin. Prova kryesore e organit të akuzës, përfaqësua­r nga prokurorja Nadime Maliqati Kurti, ishte një plagë në dorën e 34-vjeçarit, që dyshohet se është shkaktuar nga baruti. Por avokati mbrojtës, Ilia Ilia e konsideroi abuziv dhe tha se se prokuroria po mban në burg Hasanajn për interesatm­ë të larta, pasi i duhet dikush formalisht në burg lidhur me këtë çështje. Pas ngjarjes, vetë Duka hodhi akuza në ajër ndja autorëve të mundshëm, por pas ndalimit të Hasanajt rezultoi se i dyshuari ishte lidhje miqësie e familjes së tij. Atentati ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, teksa në të njëjtën kohë Hasanaj pretendon se ndodhej në qendrën tregtare “Megateg”, në orën 21:40. Ai rezulton pronar i kompanisë ‘Euroshop Durrës’, themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, teksa kishin pasur edhe marrëdhëni­e pune të shpeshta mes tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania