Gazeta Dita

Gjykata e Lartë bëhet me 10 anëtarë, Meta dekreton emërimin e një tjetër gjyqtari

-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë emërimin e gjyqtarit më të ri në Gjykatën e Lartë. Kështu, Kreu i Shtetit i ka dhënë të drejtën për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate gjyqtares Arbena Ahmeti, duke e bërë Gjykatën e Lartë me 10 anëtarë, 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Njoftimi i plotë i Presidencë­s: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në datën 10 shkurt 2022, ka administru­ar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zonjës Arbena Ahmeti si anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhu­r për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurav­e të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarr­jen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentar­e të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administra­tive, të shpallur për kandidim që prej datës 26.2.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutë­s, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe sot përmes Dekretit nr. 13477, datë 16.02.2022, ka vendosur që:

• Zonja Arbena Ahmeti emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutë­s, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksional­e me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprer­ë, me transparen­cë, me qëllim përfundimi­n pa vonesë të procedurav­e për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania