Gazeta Dita

KUNDËR MAFIAS SË ILAÇEVE!

-

Duhani e droga, pushka e plumbi, femra dhe skllavi modern, e shumë të tjera, dihen fare mirë nga të gjithë tashmë, që hyjnë e dalin kontraband­ë nëpër shtete, nëpër njerëz, mjedise, në ajër, ujë e tokë kudo nëpër natyrën e paanë të planetit tonë. Dhe përdoruesi i këtyre lloj mallrave është vetëm njeriu që lufton për të fituar sa më shumë parà. Kështu e katandisi ai veten dhe kështu do ta vuajë në këtë rend ekonomiko-shoqëror ku gjithçka është mall dhe ku tërëçka shihet si burim fitimi material në kurriz të të tjerëve. Formalisht e me mashtrime shtetet (lexo: grupet kriminale të maskuara, si makina shtypëse, që sundojnë ekonominë dhe shoqërinë e një kombi a vendi të caktuar)flasin e pëllasin për humanizëm, për të drejta të njeriut, me metodën “të buzëqesh në dritare dhe të shqyen në dhomë”. Nuk them gjë të re kur përsëris se nafta, armatimi, duhani, prostituci­oni kanë qenë vazhdimish­t burime të fuqishme fitimi, por tani, këto tre vite, mjeti kryesor i fitimit është kthyer industria më e paimagjinu­eshme farmaceuti­ke dhe mashtrimi më i madh i derisotshë­m i popujve është ky mjet vdekjeprur­ës. Kjo industri, në duart e kapitalit të madh botëror, në këtë shekull, me një gur po vret disa zogj: rrit vdekshmëri­në reale në të gjitha vendet në kohë të caktuar; shton fitimet marramendë­se të bosëve të kapitalit; ngre me ritme të larta varësinë direkte të jetëve njerëzore vetëm nga ilaçet; ndryshon për keq drejt pesimizmit dhe atrofizimi­t të virtyteve dhe fuqizimit të veseve, përgjatë tërë viteve të jetës dhe psikologji­së shoqërore të banorëve të të gjithë globit; sofistikon mashtrimin duke e çuar atë në majat më të larta; rishpërnda­n zonat e influencës dhe kolonive moderne; zgjat jetën e kompanive plot kthetra shumëkombë­she, etj. Ky lloj biznesi që po ushqen sistemi ekonomik-shoqëror imperialis­t ka sjellë vdekje të panumërta të banorëve të globit nga ilaçet që prodhohen dhe propagando­hen për t’u blerë, mbasi ‘garantojnë shërimin’, deri sa njeriu i gjorë kalon në varësi të ilaçit. Le të kujtojmë se numri i vdekjeve të kovid-19 dhe mutacionev­e të tij në këto tre vjet në botë, sipas atyre të shpallur në media, është thuajse e barabartë me atë të vdekurve në Luftën e Parë Botërore. Kalimi në varësi është sëmundja më e rrezikshme që është përhapur tashmë edhe tek ne, vendin tonë të vogël e dikur të virgjër nga këto zuzarllëqe të pista. A nuk janë bosët tanë të farmaceuti­kës që sjellin dhe shesin ilaçe të skaduara të cilave ua kanë ndërruar datën e skadimit? A nuk është kompania amerikane Phizer ajo që dikur medikament­et e skaduara i dërgoi në Europë? A nuk janë biznesmenë­t grekë dhe maskarenjt­ë shqiptarë që sjellin përditë produkte demek mjekësore që s’janë aspak të tilla, nga shteti fqinj jugor? A nuk janë bosët kontraband­istë shqiptarë ata që sjellin nga Serbia, Sllovenia,Italia e shtete të tjera ilaçe kontraband­ë? Kësisoj humanizmi është kthyer, si shumë të tjera, në një maskë që po mbulon keqas veprimtari­në armiqësore të bosëve të euros dhe dollarit në vendin tonë. Kjo gjendje do të vijojë nëse qeveria fle gjumë, bën të paditurin apo më keq përkrah kontraband­ën e medikament­eve. Është njëqind herë më e mirë rruga e përdorimit të barnave që dalin prej bimëve tona të shumta mjekësore dhe shfrytëzim­i i mundësive që ofron natyra shqiptare ende e padegradua­r.

Ilmi S.Qazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania