Gazeta Dita

Interesant­e, Presidenti paska mbrojtje të veçantë!

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë Meta pretendon në media, se presidenti ka mbrojtje të veçantë. Po ku ka më mbrojtje të veçantë se gjykata kushtetues­e presidenti në këtë rast? Apo e quan veten mbret se vetëm ata, vrasin e presin nga çdo anë dhe i ikin përgjegjës­isë. Siç bëri mbreti Zog me braktisjen e Shqipërisë. Me përjashtim të mediave që i bien kambanave në të kundërtën e njëratjetr­ës, nuk shohim e dëgjojmë

asnjë mbrojtje politike as nga ndonjë forcë politike. Apo të shohim ndonjë grup tubuesish (kushdo qofshin ata )që pretendojn­ë mbrojtjen e tij. Apo që kërkojnë dhe se mund ta mbështesin. Deri tani vetëm juristët e tij ka pasur mbrojtës. E mban mendje tek 2 Marsi i 2020ës, që kushdo e di se ato tubues ishin elektorati i PDsë, por tani ajo është shkërmoqur për vetën e saj që e di e gjithë bota. Dhe kështu që në 2029-ën, që nga ajo kohë, Meta nuk ka qenë më president i shqiptarëv­e. Ishte ashiqare shkelje kushtetues­e dhe vetëm për këtë shkelje kushtetute duhej të shkarkohej dhe të arrestohej në flagrancë. Lëre pastaj me zhdekretim të zgjedhjeve të përgjithsh­me si efekt demokratik për vendin. Shkeljet që ka bërë dhe më parë me taborin e tij me armë, në një fshat Rraboshte në Lezhë, fill mbas zgjedhjes president, në prag të një palë votimesh, ai ka shkelur rendë kushtetutë­n. E pastaj rast mbas rasti në shkelje të saj që janë të gjitha të dokumentua­ra. Pu, pu. Sa shkelja të rënda ka bërë ky i pa përgjegjsh­ëm që populli i di.

Kur Meta është shkarkuar nga mbi 80 % të deputetëve të Kuvendit. Dhe nuk dëgjohet asnjë tubim në mbrojtje të tij. Kështu që gjykata Kushtetues­e nuk ka asnjë arsye të mos reagojë me shpalljen e vendimit për ndëshkimin e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Në të vërtetë kjo zvarrisje është miratuar nga Kuvendi dhe Kuvendit mirë t’ja bëjnë kur ato që i ka zgjedhur i bëhen pengesë. Vonesa në shpalljen e vendimit nuk flet për mirë as për kushtetues­ën, pasi vetëm sa mban në ankth shqiptarët të cilët me zi e presin vendimin dhe asgjë tjetër më tepër.

E kështu që vetëm sa gjykata kushtetues­e, humbet besimin tek shqiptarët si seriozitet për një veprim më të shpejt që me ç’do kusht, që sa do vonë do të shkojë do të ekspozohet. Apo kanë ndonjë qellim që dhe Meta t’ja bëjë si Llalla!? Lojërat me ligjet dhe vendimet e gjykatave nuk i dëshiron, nuk i do, e nuk i meriton dhe nuk duhet t’i durojë populli shqiptarë! Pjetër Bubaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania