Gazeta Dita

Baza e kartelit shqiptar të kokainës në Mallorca, gjenden piktura me vlerë 5 mln euro dhe kriptomone­dha. U pastruan 30 mln euro

-

Europol ka vënë në pranga tre ditë më parë, 45 trafikantë të dyshuar të një organizate kriminale shqiptare, që akuzohet se “përmbyti Europën me kokainë”, në kuadër të një operacioni antidrogë. aksioni më i madh u bë në ishullin spanjoll, Mallorca, ku aktiviteti ishte shtrirë edhe në shitjen e veprave të artit. Sipas informacio­neve, Roja Civile ka konfiskuar 7 automjete luksi, një jaht, deri në 86 vepra arti-piktura vaji- me një vlerë më e madhe se 5 milionë euro, pajisje të shumta elektronik­e, 203,000 euro para në dorë, 40,000 euro në kriptovalu­ta dhe 16 orë luksoze. Hetuesit vlerësojnë se vlera e “pastrimit të parave” vetëm në Majorka kalon 30 milionë euro në investime, në pasuri të paluajtshm­e. Sipas hetimeve, të arrestuari­t importonin kokainë nga amerika e Jugut, e futnin në portet europiane dhe organizoni­n transporti­n e saj të mëpasshëm me avionë, varka, kamionë dhe makina. Konkretish­t, kjo organizatë kishte një “strukturë komplekse korporativ­e”, me qendër në Majorka, që pastronte fitime të paligjshme. Gjithashtu në Gjermani dhe Kroaci kishte struktura të ngjashme që përdornin figura për pastrimin e parave. Anëtarët e kësaj bande udhëtonin shpesh në dubai, Meksikë dhe Kolumbi, për të organizuar biznesin e tyre dhe përdornin mjete komunikimi të koduara për të koordinuar aktivitete­t e tyre. aktiviteti i pastrimit të parave që fitoheshin nga kokaina i grupit shqiptar të shkatërrua­r, ishte i shtrirë edhe në shitjen dhe blerjen e veprave të artit.

Aksioni u shtri në 7 shtete; si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci,

Belgjikë, Holandë etj. Eurojust dhe Europol mbështetën një seri aksionesh të ndërmarra në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrollua­n më shumë se 80 vende, u sekuestrua­n armë dhe pasuri prej 2 milionë euro. të arrestuari­t dyshohen se e importonin kokainën nga amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizoni­n dhe transporto­nin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania