Gazeta Dita

viti i krizës 2020, ndërtimi me rritjen më të madhe të shitjeve dhe investimev­e

-

Ekonomia e vendit u ndesh me një rënie të papreceden­të gjatë vitit 2020 si rrjedhojë e ndikimit negativ që patën masat kufizuese për parandalim­in e përhapjes së pandemisë.

Teksa shitjet dhe punësimi ra në të gjithë sektorët, shihet se, ndërtimi ishte një kontribuue­s i madh si në shitje dhe investime raportoi sot INSTAT, në rezultatet finale të Anketës Strukturor­e të Ndërmarrje­ve më 2020.

Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrje­ve aktive (7,2%) dhe numrin e të punësuarve (20,0%) është sektori i industrisë përpunuese, ndërsa ndërtimi ka patur ndikim më të madh tek shitjet neto (12,1%) dhe investimet (18,1%).

Në vitin 2020, numri i ndërmarrje­ve ekonomike aktive për vitin 2020 është 102.574 duke shënuar një rënie me 1,5 % krahasuar me vitin 2019.

Ndërmarrje­t që ushtruan aktivitet tregtar zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrje­ve, me 39,2 %. Numri i të punësuarve gjithsej është ulur me 26.867 më 2020 ose 5,1%, krahasuar me 2019.

Prodhuesit e shërbimeve zënë 63,2%, ndërkaq prodhuesit e të mirave zënë 36,8%. Shitjet neto në vitin 2020 arritën vlerën 2.148 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 5,1% ndaj vitit 2019. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2020 përbëjnë 67,3% të shitjeve gjithsej.

Investimet u ulën me 19,8 % në vitin 2020 dhe arritën vlerën 194 miliardë lekë, në krahasim me 242 miliardë lekë në 2019. Prodhuesit e shërbimeve zënë

pjesën më të madhe të investimev­e të realizuara duke përbërë 52,4% të investimev­e gjithsej për 2020.

Prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me -0,3 pikë përqindje në numrin e ndërmarrje­ve, -1,0 pikë përqindje në numrin e të punësuarve, -1,7 pikë përqindje në shitjet neto dhe -23,9 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me -1,2 pikë përqindje në numrin e ndërmarrje­ve, -4,1 pikë përqindje në numrin e të punësuarve, -3,4 pikë përqindje në shitjet neto dhe +4,1 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Sektori i Industrisë nxjerrëse dhe sektori i Shërbimeve të tjera, kanë kontribuar përkatësis­ht me -1,4 pikë përqindje dhe -1,5 pikë përqindje në rënien prej 5,1% të shitjeve gjithsej.

Ndërsa sektori i ndërtimit ka kontribuar me +0,5 pikë përqindje.

Prodhimi për të punësuar për vitin 2020 është 2.632 mijë lekë nga 2.673 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2019. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (3.789 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (1.959 mijë lekë për të punësuar).

investimet për ndërmarrje janë ulur me 18,6 % në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, duke arritur vlerën 1.890 mijë lekë.

Ndërmarrje­t e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 32,7% të shitjeve neto të realizuara.

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,4% e ndërmarrje­ve aktive të cilat realizuan 67,3% të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrje­sh, rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen, tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjetev­e). Në tregti operojnë 39,2% e ndërmarrje­ve të cilat realizojnë 48,0% të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me -0,6 pikë përqindje në rënien vjetore prej 5,1 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 25,4% të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar 20,2% e vlerës gjithsej të investimev­e të kryera në të gjithë aktivitete­t ekonomike të mbuluara nga vrojtimi.

Në ndërmarrje­t ekonomike aktive gjatë vitit 2020, janë punësuar 503.986 persona. Ndërmarrje­t me 50 e më shumë të punësuar kanë 40,9% të numrit gjithsej të të punësuarve, të cilët realizuan 46,2% të shitjeve neto dhe 54,5% të investimev­e edhe pse përbëjnë vetëm 1,3% të ndërmarrje­ve aktive.

Ndërmarrje­t me 1-4 të punësuar kanë 27,6% të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 13,6% të shitjeve neto. Këto ndërmarrje realizuan 6,4% të investimev­e edhe pse përbëjnë 85,9% të ndërmarrje­ve aktive.

Nga rezultatet vërehet se ndërmarrje­t me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar me -3,0 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrje­t me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me -0,1 pikë përqindje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania