Gazeta Dita

SITUATA NË VEND

Covid-19\Dje u regjistrua­n 7 viktima dhe 361 infektime të reja

-

Rritet numri viktimave si pasojë e Covid-19 përgjatë orëve të fundit. Në përditësim­in e të dhënave, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar ditën e djeshme se edhe 7 persona të tjerë nuk ja kanë dalë dot që të fitojnë betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sa i takon gjurmimit të rasteve të reja, gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 2,478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 361 qytetarë, në këto bashki:

144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje,

7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastë­r, 5 në Rroskovec, Mallakastë­r, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Përrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Janë 6,806 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga

Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qytetar nga Korça 79 vjeç”, bën me dije Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po gjatë ditës së djeshme janë shëruar 1,090 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Autoritete­t e shëndetit u kërkojnë qytetarëve që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Janë 6,806 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qytetar nga Korça 79 vjeç”, bën me dije Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania