Gazeta Dita

Gjermania i dhuron RENEA-s dhe FNSH-ve pajise moderne, autoambula­nca dhe uniforma. Nano-Zigraf: Prioritet, lufta kundër krimit

-

Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA 2 automjete bashkëkoho­rë për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksplo­ziv, uniforma dhe pajisje të tjera dhe 2 autoambula­nca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër. Ky donacion shkon në vlerën 344464 euro. Në ambientet e Repartit Special RENEA, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit, ku ishin të pranishëm drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf. “E vlerësoj me rëndësi të veçantë këtë ceremoni, pasi nga sot, disa automjete të reja e të kompletuar­a me pajisje speciale e uniforma, me vlerë totale mbi 344 mijë euro, do të jenë në përdorim të RENEA dhe FNSH. Pa asnjë hezitim evidentoj se shteti gjerman, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme Federale dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, është bërë mbështetës dhe partner tepër i rëndësishë­m i Policisë shqiptare, në përmbushje­n e misionit të saj”, u shpreh Nano. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf tha ndër të tjera:

“Thelbi i bashkëpuni­mit policor mes vendeve tona është lufta kundër kriminalit­etit ndërkufita­r që zhvillohet në nivel ndërkombët­ar dhe këtu bashkëpuni­mi me strukturat e Policisë Federale dhe Zyrës Federale të Krimeve është i një rëndësie thelbësore. Sigurisht dhe mbështetja që jep Gjermania për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, në mënyrë të vecantë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Ne dëshirojmë që përmës këtij bashkëpuni­mi të mbështesim të gjithë sektorët e aktivitete­ve apo operacione­ve policore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në çdo drejtim. Edhe në vitin 2022 ne do të vijojmë bashkëpuni­min tonë përmes angazhimit dhe shfrytëzim­it të pajisjeve teknike dhe pajisjeve të standardiz­uara...”. Më pas, Nano dhe Zingraf kanë nënshkruar aktin e dorëzimit të donancioni­t, kurse komandanti i Repartit, në shenjë falënderim­i, i ka dorëzuar ambasadori­t stemën e RENEA-s, me moton “Mbrojmë jetë me jetën tonë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania