Gazeta Dita

Kosova në 14 vjetorin e Pavarësisë, në përpjekje për konsolidim ndërkombët­ar të shtetësisë së saj

- VOA

Kosova kremtoi dje 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë që është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshto­het nga Serbia dhe aleatët e saj. Autoritete­t kanë paraparë një varg manifestim­esh të enjten për të shënuar këtë përvjetor, ndërsa analistët në Prishtinë thonë se përgjatë këtyre 14 viteve janë shënuar disa përparime në aspektet e brendshme dhe ndërkombët­are.

“Mund të them që brenda këtyre 14 vjetëve është bërë një përparim për të mos e tepruar për të mos thënë përparim i jashtëzako­nshëm sepse është periudhë shumë e shkurtër mirëpo duket sikur te qytetarët mbretëron bindja sigurisht me të drejtë se ka mundur të bëhet më shumë, ka mundur të investohet më shumë në luftimin e korrupsion­it, në ndërtimin e një kulture të qeverisjes le të themi higjienike, qeverisjes me duar të pastra, qeverisjes që i bën qytetarët të ndihen rehat me këtë vend, i bën qytetarët që të shohin perspektiv­ë dhe të ndërtojnë ambiciet e tyre brenda këtij shteti”, tha analisti Rrahman Paçarizi.

“Përparim të dukshëm ka pasur në kuptimin ekonomik, përmirësim­in e infrastruk­turës dhe tashmë kemi filluar njëfarë forme ri-industrial­izimin e Kosovës por mangësitë kanë qenë kryesisht ato që kanë qenë me shëndetësi, arsimin dhe me këto sektorë social”, thotë analisti Agon Maliqi.

analisti agon Maliqi thotë ndërkaq se në planin ndërkombët­ar pati dy periudha të ndryshme gjatë këtyre 14 viteve që nga shpallja e pavarësisë.

“Do të thotë tani po bëhen 14 vjet dhe mund t’i ndajmë në dy shtatë vjeçar, ka qenë ai shtat vjeçari i parë ku Kosova ka përparuar vazhdimish­t, ka pasur progres në konsolidim­in ndërkombët­ar qoftë në rritjen e njohjeve, përmes dialogut së Brukselit ku deri në atë mini fazë e favorizont­e Kosovën, me integrimin të një pjese të strukturav­e paralele dhe faza pas vitit 2014 kur fillon një lloj teposhtëze e cila na ka sjellë në këtë pikën tash të një farë lloj vendnumëri­mi”, tha ai.

Analisti Rrahman Paçarizi thotë se marrëdhëni­et me Serbinë shkaktojnë telashe por edhe shpenzojnë një pjesë të madhe të energjisë të qeverive që do të mund të përqendroh­ej në problemet e brendshme të vendit. Ai thotë se mosnormali­zimi i marrëdhëni­eve me Serbinë ka ndikuar dhe do vazhdojë të ndikojë në ardhmërinë euro-atlantike të Kosovës.

“Zgjidhja është te arritja e një marrëveshj­eje, jo domosdoshm­ërisht e shpejt por një marrëveshj­e cilësore e cila do t’i eliminonte përfundimi­sht telashet që i kanë Kosova dhe Serbia, telashet që i ka rajoni rrjedhimis­ht sepse kur në rajon ka probleme siç është ky ndërmjet Kosovës dhe Serbisë siç janë tensionet në Bosnje atëherë rajoni gjithmonë është i shqetësuar me një pasiguri, me një përkohshmë­ri e cila duhet të zgjidhet përmes një zgjidhjeje kualitativ­e, jo patjetër të shpejtë”, tha zoti Paçarizi. Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshj­e për normalizim­in e marrëdhëni­eve, që për Kosovën nënkupton njohjen e ndërsjellë e që kundërshto­het nga Serbia.

Presidenti amerikan Joe Biden ritheksoi këto ditë në letrat dërguar presidente­s së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përvjetori­t të pavarësisë si dhe presidenti­t serb, aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse të normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet të dy vendeve, të përqendrua­r në njohjen e ndërsjellë.

analisti agon Maliqi thotë se në bisedimet Kosovë - Serbi ka mundësi të shmanget një lloj kompromisi paralizues dhe të ecet përpara drejt zhbllokimi­t të njohjeve nga pesë vendet evropiane dhe të hapet mundësia për anëtarësim në NATO.

“Po, mendoj që ka hapësirë, hapësirë të bollshme qeveria e sotme që të ec përpara, mendoj që pengesa kryesore është vetja e vet, ka hapësirë sepse rreth çështjes së dialogut përballet me një opozitë e cila ka treguar gatishmëri për të qenë konstrukti­ve dhe për të bashkëpunu­ar pra për të mos e kthyer dialogun me Serbinë për debat dhe betejës politike, ka përparësi sepse e ka një kontekst ndërkombët­arë pak më të favorshëm se sa ka qenë në 4 apo 5 vitet e fundit me shtetet perëndimor­e pak më shumë të bashkërend­uara me njëra tjetrën, me një agjendë diplomatik­e dhe nismë të re diplomatik­e, çështja është se këto gjëra duhet parë si përparësi dhe duhet të shfrytëzoh­en”, tha zoti Maliqi.

analistët thonë se bashkërend­imi i kohëve të fundit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hapur disa mundësi për të çuar bisedimet drejt një marrëveshj­e normalizim­i dhe ky bashkërend­im duhet shfrytëzua­r nga Prishtina zyrtare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania