Gazeta Dita

HARTA / Rriten tensionet pasi rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, Britania: Rusia po planifikon sulm nga 7 drejtime!

-

tensione mes Rusisë dhe Ukrainës. Bombardime­t e nisura një ditë më parë në Ukrainën Lindore janë një nisje e asaj që të gjithë kanë frike, luftës. Ushtria ukrainase ka akuzuar rusët se kanë bombarduar një fshat në rajonin e Luhanskut, duke goditur një kopsht fëmijësh. Rusët pretenduan se Ukraina ishin të parët që hapën zjarr dhe thjesht u përgjigjën.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit , dmitry Peshkov foli për një “përshkallë­zim” të situatës në donbass në Ukrainën lindore dhe iu referua “potenciali­t të madh të goditjes së forcave ukrainase”. Joe Biden përsëriti se rreziku i një sulmi rus është “shumë i lartë”.

Kremlini e ka akuzuar personalis­ht presidenti­n amerikan për përshkallë­zimin e tensioneve dhe në përgjigje të propozimev­e të SHBa për çështjet e sigurisë sqaroi se ”nuk ka pushtim rus të Ukrainës dhe as nuk është planifikua­r”. Kina gjithashtu mori një qëndrim, duke nënkuptuar se Uashington­i po vepronte në mënyrë agresive.

Moska ka njoftuar largimin e zëvendëssh­efit të misionit amerikan në Rusi. Uashington­i e quajti atë një “akt të paprovokua­r”, ndërsa ministri i Jashtëm rus komentoi se vendimi erdhi si përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati të lartë rus nga ambasada në Uashington.

asambleja e Përgjithsh­me e OKB-së do të mblidhet më 23 shkurt për Ukrainën.

Britania e Madhe pretendon se Rusia jo vetëm që nuk ka tërhequr forcat e saj të armatosura nga kufiri me Ukrainën, përkundraz­i po përgatit një sulm të mirëorgani­zuar ushtarak nga 7 pika ndaj fqinjit të saj.

Ministria e Mbrojtjes britanike ka publikuar një informacio­n në faqen e saj zyrtare në “twitter”, ku paraqet 7 drejtimet nga njësitë e armatosura ruse mund të vërshojnë drejt Ukrainës. Jo vetëm kaq, por Londra thekson se gjysma e forcave ruse ndodhen në kufirin ruso-ukrainas.

Sipas hartës, kryeqyteti Kiev do sulmohet nga 3 drejtime nga veriu i Ukrainës, 3 ofensiva do kryhen në lindje dhe një nga jugu.

Perëndimi prej ditësh akuzon Moskën se po mashtron me pretendime­t se ka larguar një numër forcash ushtarake nga kufiri me Ukrainën, madje po planifikon në fshehtësi sulmin dhe pushtimin e vendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania